• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje Sali Berishës, që zgjoi sërish shejtanin

by Myslim Pashaj
30/11/2024 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Kol Myslim Pasha

Sapo zbriti nga maja e plepit njeriu i kapur prej sё keqes shqiptare, Sali Berisha nё Ditёn e flamurit, zhvokshi prej vetes aktin mё tё lartё tё tradhёtisё kombёtare, ajo qё quhet rёndom ‘shitja e detit’, qё deri tash nuk ёshtё ngasur e nuk ёshtё ndjerё shumё e dukej e lёnё nё harresё. Po mos e zgjo shejtanin, se shejtani i ёshtё qepur Republikёs me bukё nё trastё.

Mbasi mbajti mbi 300 fjalime dhe zbriti i dehur, tё parin pozicion qё zbuloi ishte Marreveshja e Delimitimit te Hapёsirave detare midis Shqipёrisё dhe Greqisё, dhe aty si njё Don Kishot ngriti shpatёn e tij tё ndryshkur, nё goditje e sipёr, pёr tё filluar dialog me Republikёn e Greqisё, e t’i shprehte asaj se ai nuk e kish harruar ç’kish bёrё 15 vjet mё parё, ‘pushtimin’ e pazakontё nga ana e Greqisё tё njё sipёrfaqeje detare prej 354 km2‘, nё njё hapёrirё gjatёsore bregdeti pre 113 km gjatёsi nga qendra e Ngushticёs sё Otrantos e deri nё gjirin e Ftelias.

Ishte ngjarja mё unike nё botё kur nё njё marreveshje miratohej dhe festohej, njё ‘pushtim’ me praninё edhe tw kryeministrit dhe ministrit tё Jashtёm tё Greqisё. Nuk ka rast si ky, qё tё kryhet njё vepёr e tillё e tradhёtisё kombёtare.

Ai krijon njё pandehmё, pёr gjoja njё ‘Marrёveshje tё Re’ pёr ‘ujrat territorial’ midis tё dy vendeve duke nxjerrё nga xhepi i shejtanit, shejtanin e radhёs, ‘e pafavorshme pёr Shqipёrinё’ se nuk ka marrёveshje veçse nga nga njё mendje e sёmurё. Duhet qё t’u thuash turmёs demokratike mё parё se nuk ka as marrёveshje tё vjetёr e as marrёveshje tё re.

A tё kujtohet, ajo nata e vitit 2009, kur pa u tharё boja, bashkёsia gjeohartografike shqiptare dhe mediumi i pushtetit tё katёrt, me shkronja guximi intelektual,duke ta djegur nder duar dokumentin famёkeq dhe e shndёrroi nё ‘zero = s’ka Marrёveshje’ se ajo kish gatimin e shejtanit antikombёtar, se ju kishit punuar pёr tё realizuar “Synimet gjeostrategjike tё Republikёs sё Greqisё”, siç dhe e pohoi znj Bakojanis.

Ti iu afrove tё ngrohёsh duart me zjarrin e “zero = i rrёzuar” sepse ajo marrёveshje u hodh poshtё nga GJykata Kushtetuese, me votimin e gjithёsishёm edhe tё pёrfaqёsuesёve tё PD. Nё njё kohё tё shkurtёr me bindje tё plotё tekniko- shkencore, u kryen studimet dhe analizat qё u shfaqёn nё syrin e hapur tё shqiptarёve dhe atё tё huaj, tё botimit shkencor “TЁ FSHEHTAT E PAKTIT DETAR SHQIPЁRI – GREQI (Deti qё nuk falet) tanimё i njohur nga opinioni shqiptar.

Ju e ngatёrroni qёllimisht marrёveshjen e rrёzuar’ me tё drejtёn e Greqisё nё 12 milje detare, sepse nuk e njihni UNCHLOS , po ashtu si ish- kryeministёr dhe ish- president, keni kryer njё akt aq tё pangjashёm nё pёrvojёn ndёrkombёare.

Je shumё i vonuar, je shumё konfuz, nё kёtё lojё brenda marrёzisё tёnde kur sot pas 15 vjetёve, iu zbёrthen shqiptarёve terminologjinё e fitimit tё njёllojshёm: “fitim/fitim” sikur fitojnё tё dy palёt… Jo dhe kurrё jo! Kjo qё shpjegoni ju, nё tё vёrtetё, ka qёnё njё “pushtim i pastёr i hapёsirёs detare nga ana e Greqisё nё njё sipёrfaqe sa Bashkia e Durrёsit dhe ajo e Krujёs, qё duhet ta marrin vesh shqiptarёt dhe ndjekёsit tuaj. Ja se ç’dialog shpёrfaqni ju, kur edhe Esat Pasha nuk do tё kishte bёrё nё errёsirёn e kohёs sё tij. E ç’ёshtё vallё, ‘afera Partizani’ para kёtij pushtimi tё marrё…

Si ёshtё e mundur qё ju ta quani “transparente” atё marrёveshje kur nё tё vёrtetё ajo ёshtё “ndershmёria e shejtanit”

Trazoni, qёllimisht, marrёveshjen e rrёzuar, me tё drejtёn Detare Ndёrkombёtare qё i jep Greqisё dhe Shqipёrisё tё zgjerimit deri nё 12 milje detare, kur nё tё vёrtetё kjo ёshtё njё çeshtje e veçantё. Greqia, pёr njё kohё tё gjatё nuk e kish bёrё kёtё zgjerim si tё Drejtё Detare e cila e ka tё lejueshme nё bazё tё UNCHL tё kryej kёtё zgjerim.

Si mund flisni nё tym, kur nuk i njihni emёrtesat e të Drejtёs Ndёrkombёtare Detare pёr Detin Territorial teksa Shqipёria, nё tё gjithё vijёn detare nga qendra e Ngushticёs sё Otrantos, deri nё gjirin e Ftelias nё 113 km gjatёsi, ka mbulim me 12 milje detare, midis ishullit tё Othonit dhe Erikuzёs, nё drejtim tё brigjeve shqiptare. Pra 87% e gjatёsisё detare tё Shqipёrisё, ёshtё det territorial (njёlloj sikundёr hapёsira qё nuk lejon Greqinё tё pёrdori termin zgjerim nё 12 milje detare sepse nuk e ka kёtё tё drejtё, ndaj ajo pёrfiton njё sipёrfaqe tё vogёl nё ishullin Othonoi-Erikuza.

Next Post
Mashtrim 2 milionë Euro me Call-Center, mbyllen hetimet për izraelitin dhe 38 shqiptarë

Mashtrim 2 milionë Euro me Call-Center, mbyllen hetimet për izraelitin dhe 38 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In