• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një pemë për mjekun Bledi Nini”, Veliaj: Jetoi pak, por u shpëtoi jetën kaq shumë njerëzve

by Java News
01/02/2021 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të COVID-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-të. Familjarë, miq, kolegë dhe të afërm të Bledit, së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën një pemë në kodrat e Parkut të Liqenit, si një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin dhe veprën që la pas mjeku i njohur.

Veliaj tha se emri dhe kontributi i Bledi Ninit do të mbahen mend gjatë, jo vetëm nga ata që u shërbeu, por nga të gjithë qytetarët vlonjatë, ku ai punoi për një kohë të gjatë, si dhe në Tiranë, ku shërbeu gjatë viteve të fundit.

“Jam shumë i prekur dhe i emocionuar që,së bashku me Vangjelin dhe dy djemtë e tij, me familjarët e mjekut fantastik Bledi Nini, i cili sot do të mbushte 49 vjeç, mbollëm një pemë për të përkujtuar sakrificën e mikut tonë,emrin e tij të mirë,kontributin që dha për shoqërinë tonë, si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë. Bledi vërtet jetoi pak, por ndihmoi pafund njerëz”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se Tirana do t’i nderojë e përkujtojë gjithmonë mjekët që humbën jetën për shkak të virusit.

“Kjo ishte një betejë, e cila u luftua në vijën e parë nga bluzat e bardha, nga ata njerëz që i kemi menduar si prapavijë, por jeta e solli që në këtë sfidë ata të ishin në vijën e parë të luftës, për të na mbrojtur ne të tjerëve. Jam shumë mirënjohës për jetën dhe kontributin e Bledit, por edhe të atyre dhjetëra mjekëve që, në këtë betejë të paprecedentë të këtij shekulli,lanë jetën e tyre, si shërbëtorët dhe luftëtarët kryesorë të kësaj beteje”,nënvizoi Veliaj.

Dr. Bledi Nini, pjesë e rëndësishme e Shërbimit ORL në QSUT, e humbi betejën me Covid-19 në 25 Nëntor 2020. Me aftësitë profesionale dhe humanizmin e tij u ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej jeta. Ai ka marrë pjesë aktive në procesin e edukimit të mjekëve të rinj dhe ka qenë për disa vite nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të ORL.

g.kosovari

Next Post
Gjermani, teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi/ Si do të veprohet

Zgjerohen pikat e testimi të shpejtë në Tiranë, Manastirliu publikon 'adresat'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com