• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një pelegrinazh që ka nevojë të ”reformohet”

by Mero Baze
22/08/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pelegrinazhi I besimtarëve bektashinj në Teqenë e Malit të  Tomorit, por dhe në teqetë e tjera të vendit, kur kanë datën e tyre, po ekspozon përditë e më shumë një fenomen shqetësues që ka të bëj me ceremonialin e kësaj feste. Është fjala për therjen e kafshëve, kryesisht qengja, të cilët sakrifikohen në këtë festë.

Nuk bëhet fjalë të ndryshoj tradita dhe as të prishen rregullat e ceremonialit të besimtarëve, por ekspozimi I therjeve në publik dhe akoma më keq masakra mjedisore që krijohet pas festës për shkak të gjakut, lëkurëve dhe kockave të hedhura gjithandej është një masakër primitive që shëmton festën dhe fyen përkushtimin  e besimtarëve ndaj saj.

Ky problem sa vjen e bëhet më I fort për shkak të dukshmërisë që kanë gjithnjë e më shumë këto festa në rrjetet sociale nga kontributi I shumë besimtareve.

Kryegjyshata Botërore që është autoriteti më I lart I besimtarëve bektashinj, duhet të ndryshojë disa rregulla, për të mos e lë në këtë festë në kushtet e primitivizmit të shekujve të shkuar.

Nuk ka asnjë arsye që publiku të shikoj si theren qengjat në Malin e Tomorit apo Teqenë e Ali Postivanit në Përmet. Nuk ka asnjë arsye që gjaku të mbush shpatet e maleve dhe lëkurët të mbeten nëpër shpate.

Meqë riti I sakrifikimit të qengjave është detyrim, teqeja mund të porosisë disa thertore që ti therin qengjat pa qenë nevoja që ato të theren në publik duke tmerruar dynjanë.

Aq më keq pastaj mbetjet e therjeve të shpërndara nëpër faqe Mali me shpresën se do të bjerë shi dhe I merr me vete.

Nuk më duket ndonjë “reformë” e dhimbshme kjo e krijimit të sigurisë ushqimore dhe për besimtarët që duan ta pjekin vet mishin majë Malit në këtë stinë zjarresh.

Festa mund të organizohet si një piknik normal, ku secili, nëse do të sakrifikoj një qengj , mund ta therë atë në thertore e ta marr të pjekur në mal pranë Teqesë.

Batërdia e therjeve masive, pjekja në Mal në kulmin e një rreziku zjarrvënie dhe lënia e mbeturinave në shumicën e rasteve aty ku hanë, në të vërtet vret hijeshinë dhe ceremonialitetin e një feste, tek e cila qindra mijëra besimtarë besojnë se është Dita e tyre e mirë.  Që në fakt bënë shumë të tjerë të ndjehen keq!

Next Post
Telefonata: Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem…

Telefonata: Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In