• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një PD për Malajzinë

by Frrok Çupi
03/06/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Vetëm në Kuala Lumpur kam përjetuar që ambasadorja e Amerikës të lihet në fund të radhës…

Ma ka kujtuar ngjarjen aziatike kjo që po ndodh sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku ambasadorja mund të shpallet ‘non- grata’ orë pas ore. Ka ndodhur si papritur: Në PD tani nuk mund të thuash me zë të lartë se je pro- Amerikës. Madje edhe kandidatët për kryetar në PD janë përfshirë në zellin kush të mbrojë Sali Berishën që ka ndëshkuar Amerika, dhe kush të sulmojë më fort ambasadoren Kim apo sekretarin Blinken pse shpallën Berishën ‘non- grata’…

Ngjarja në Malajzi:

Në gjithë shtetin atje do të ta zënë për keq nëse thua se je me Amerikën. Kur guxova ta them në hollin e hotelit luksoz të Kuala Lumpur, provova mallkimin e dytë të asaj mbrëmjeje. Mallkimi i parë erdhi prej kamerierit kur më solli një gotë verë: “Harram të qoftë!’, tha, vuri gotën mbi tavolinë dhe iku. Ai e kishte formulë shërbimi…, po të tjerët pse aq të ethshëm?!

Në mesditë, në një nga sallat e hotelit më luksoz, ishte mbajtur takimi internacional i gazetarëve. Gjithë sëra e lartë e shtetit ishte dyndur aty, në një luks të pa shoq; dhe qindra gazetarë e diplomatë. E fundit që u shfaq në hyrjen e stërmadhe të sallës- ambasadorja e Shteteve të Bashkuara. Ajo kishte gjuajtur sekondën mes çastit kur njerëzit zënë vend, dhe çastit kur niste fjalimi. Gjithë kohës qëndroi aty nga fundi…

-Ambasadorja e Amerikës!- foli një nga nga gazetarët me origjinë Malay, duke bërë me gisht.

Nuk e di çfarë mund të ndodhte sot në të njëjtën sallë në Kuala Lumpur, por e di se në Malajzi elitat janë prapë anti- amerikane. Terrorizmi aty ka bërë vend, duke u nisur që nga al-Qaeda ku përfshihen edhe autorët e 11 shtatorit, trajnimet e terroristëve që bëhen gati për operacionet vetëvrasëse, lidhjet e ngushta me Osama bin Laden, përgatitja  e bombave për luftanijet amerikane në Jemen, etj., etj.

E di edhe se atje kanë ndodhur disa ndryshime. Ndryshime?… Janë dënuar zyrtarë të lartë për krimin e korrupsionit. Për shembull, një gjykatë në Malaizi ka dënuar me 12 vjet burg ish- kryeministrin Najib Razak. Ai u kap në një korrupsion ‘të rëndësishëm’ prej disa milionë dollarë të përfituar për vete dhe familjen e tij. Gjithashtu është larguar nga pushteti kryeministri ‘i përjetshëm’ Mahathir Mohamad, i cili edhe në moshën 93 vjeç hipi prapë në krye të shtetit si kryeministër (2018). Kishte qenë edhe dy mandate të tjerë kryeministër, më parë.

Nuk besoj se ka ndryshuar shumë gjë në Malajzi, në raport me Amerikën. Por pyetja është ‘pse vallë këtu në Tiranë po ndryshon qasja ndaj Amerikës?’. A thua po ndodh veç në një parti politike, siç është PD, ku po mbin anti- amerikanizmi? Edhe kjo nuk është gjë e vogël për shtetin dhe kombin, por si ka ndodhur vallë? Mund të ketë ndodhur në mënyrë ‘kripto’, dmth ‘të fshehtë’- siç e përdor këtë fjalë lideri i PD, Berisha, sa herë do të sulmojë për shembull ‘kripto- komunistët’, psh. Nga njëri vit në tjetrin, që në 1992, qeveritë e PD kanë dëshmuar, jo ‘anti- amerikanizëm’ në formën brutale si sot, por në formën që nuk zbatojnë ligjet, rrënojnë pasurinë publike, dhunojnë opozitën, rrahin e vrasin gazetarët, shuajnë kundërshtarët, bëjnë grushte shteti… Këto bien ndesh me parimet e Amerikës, dhe mund të quhen ‘anti- amerikane’.

Ndërsa kohët (ditët) e fundit, tehu i kësaj fjale të ashpër ‘anti’, është mprehur edhe drejtpërdrejt. Kushdo në Partinë Demokratike, madje edhe ata që hyjnë në media sociale për të sharë, e shikojnë Amerikën si një ‘të keqe’. Unë për vete mendoj se këto janë edhe atavizma të periudhës copa- copa të qeverisjes dhe presidencës së PD. Por sot anti- amerikanizmi është mprehur për shkak të Sali Berishës. Lideri i fortë dhe jetë- shumë gjatë në PD, njëfarë Mahathir Mohamed i Malajzisë, tani është kallëzuar nga politika Amerikane si njeri i përfshirë në ‘korrupsion të rëndësishëm’ dhe minues i demokracisë. Me këtë mënyrë, Amerika po i shërben popullit shqiptar, duke i neutralizuar të keqen e personifikuar te lideri i rrezikshëm.

Atëherë, vallë pse PD pse bëhet me Berishën dhe kundër interesave të popullit? Kjo është çështja.

A veç për shkak të servilizmit të disa krerëve dhe të tjerë në PD, ndaj Berishës?… Ndoshta. Nuk ka askund njerëz të shtypur nga liderë ‘jetë gjatë’ që të guxojnë menjëherë të dalin kundër tij, si në rastin e këtyre me Berishën. Po të jetë kështu, atëherë kjo zgjat pak dhe ata kthehen në rrugën e kombit që është pro- Amerikë.

Po sikur të jetë hedhur fara e një ‘feje’ anti- amerikane në politikën e Partisë Demokratike? Kjo do të ishte frikësuese. Por edhe ka një zgjidhje: Një komb që e do Amerikën dhe e njeh përkrahjen e aleatit, nuk ka se si të votojë për një parti anti- amerikane.

Të katër kandidatët për kryetar në PD, fjala e parë që thonë në raportin Amerikë- Berisha, mbajnë anën e Berishës dhe sulmojnë ose zonjën Kim, ose zotin Blinken, ose zotin Lu… Çfarë po ndodh, dini gjë?… Fara që po mbillet në PD është ideja që të ketë një bimë anti- amerikane duke nisur që te kryetari. Një fjalë lëshoi kandidati Shehaj, se ka takuar ambasadoren e Amerikës në Tiranë, dhe të gjithë iu sulën.

Më duket se erdhi afër salla e madhe e Kuala Lumpur ku ambasadorja e kishte radhën e fundit…

Dilema e rëndë është kjo: Do të jetë PD për Malajzinë, apo për këtu?

Next Post
Rama zbulon projektet që po negocion në Turqi: Nga dronët inteligjentë, te fabrika e vaksinave

Rama zbulon projektet që po negocion në Turqi: Nga dronët inteligjentë, te fabrika e vaksinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In