Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.
Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit.
Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.
Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.
Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.
OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.
/a.r