• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një pacient del nga intubimi/ Manastirliu takim me mjekët e Infektivit: Virusi nuk është zhdukur, faleminderit për sakrificën që po bëni

by Ardit Rada
09/06/2020 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shtimit të pacientëve në spitalin COVID-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar sot stafin mjekësor të spitalit Infektiv në QSUT, për t’i mbështetur për punën që po bëjnë dhe për t’i inkurajuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

“Aktualisht situata epidemiologjike na referon disa momente të rëndësishme të cilat vlejnë për t’u analizuar. E para që në këto dy javë që sigurisht është edhe një efekt i hapjes dy javë më parë, ka raste simptomatike më shumë të shfaqura se dy javë më parë. Virusi ekziston, nuk është zhdukur, pavarësisht se të gjithë e duam të eliminuar. Por ne duhet që të vijojmë të bëjmë detyrën tonë, si Ministri Shëndetësie, ju si mjekë padyshim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, për të kufizuar përhapjen e COVID 1.

“Jemi përpara hapjes së transportit publik, që është një risk tjetër që duhet të marrim parasysh, ku vendosja e maskave është e detyrueshme, kushtet e higjienës patjetër. Por në të gjithë aktivitetet duhet të jetë ky kujdes, jo vetëm në ato të cilat do të lejohen të hapen”, tha Manastirliu.

Shefja e shërbimit infektiv, prof. Najada Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vëmendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”, tha Çomo.

“Ky është një lajm shumë i mirë. Unë jam shumë e kënaqur që po bëhen hapa përpara dhe kam qenë gjithmonë besimplotë që nga dita e parë që kam shkelur në këtë spital që këtu mjekët bëjnë të pamundurën dhe e tregojnë çdo ditë profesionalizmin e tyre. Është gjithmonë një lajm i mirë kur mjekësia ja del. Ndaj edhe njëherë shumë falenderime për të gjithë sakrificën edhe profesionalizmin që keni treguar për gjatë gjithë kësaj kohe dhe e tregoni në fakt në çdo ditë të vitit”, tha Manastirliu.

Mjekët e spitalit Infektiv bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim.

“Shihni në këtu janë një ekipi i tërë mjekësh, infemierësh, sanitarësh, faramcistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për t’ju gjendur të sëmurëve. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjenës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobishme nëse do të vijojmë ti respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjiena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është SARS COV2”, tha prof. Tritan Kalo.

“Vazhdon bëhet një punë gjigante në Spitalin COVID 1. Takim i sotëm është shumë i rëndësishëm, pasi është moment për të bërë një rivlerësim për zbatimin e masave të vendosura, për të evituar këtë situatë që ka ndodhur si pasojë e moskujdesit të mjaft njerëzve në parandalimin e kësaj sëmundje”, tha prof. Dhimitër Kraja.

“T’ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit social, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim, tha prof. Pëllumb Pipero.

“Më sëmundjet infektive është e rëndësishme të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta. Përgjegjësi kanë institucionet, ka shëndeti publik, por përgjegjësi ka edhe shoqëria dhe sjellja individuale”, tha prof. Arian Harxhi.

/e.rr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In