• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një muaj pas tërmetit në Korçë, banorët: Na ndërtoni shtëpitë!

by A R
14/07/2019 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj pas tërmetit në Floq të Korçës banorët ankohen se po jetojnë në kushtet e vështira dhe se kërkojnë t’u ndërtohen shtëpitë. Ata thonë se u mungon uji i pijshëm dhe se nuk dinë se si do bëjnë në dimër.

Gërmadhat e shtëpive kanë mbetur aty si në ditët e para të fatkeqësisë natyrore. Të prekurit nga tërmeti në Floq, po kthehen gjithmonë e më rrallë në pronat e tyre nga të cilat kanë mbetur veç dëshmitë e forcës së natyrës.

Prej më shumë se një muaji, në katin e parë të shkollës së fshatit po strehohen familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vala e tërmeteve të fillim Qershorit. Bashkëjetesa kolektive sa vjen dhe bëhet më e vështirë nga i nxehti i verës dhe mungesa e ujit, të cilin e sigurojnë në burimet e fshatit.

Të paktë janë ata që merren me punët e bujqësisë. Për të tjerët, dita fillon dhe mbyllet brenda mureve të shkollës.

“Unë që jam invalide rri këtu se s’vete dot. Vapë, pa ujë, shumë keq”, tha një banore.

“Kam frikë të shkoj. Unë frikë kisha pa tërmet, jo tani. Po rrimë këtu në shkollë. Në nuk duam bukë, ne duam shtëpinë të futim kokën. Edhe këtu nuk rrihet”, tha një tjetër.

“S’ka ujë, asgjë, duhet t’i qërojmë vetë ne gratë. Përditë ky avaz”, tha një banore.

Të frikësuar se ardhja e stinës së ftohtë, mund t’ i gjejë ende në këtë shkollë, banorët presin fillimin  e punës për rindërtimin e shtëpive. Zgjidhja më e mirë për ta do ishte zhvendosja e banesave në një tjetër hapësirë, për shkak të dridhjeve të tokës,që nuk ndalin prej pesë javësh.

“Neve duam që të na zhvendosin se nuk kanë pushuar akoma tërmetet. Ka lëkundje akoma. S’kanë marrë vendimin e duhur”,tha banorja.

“S’kanë filluar hiç. Jemi keq, jemi keq”,  tha një tjetër.

“I lutemi shtetit të paktën të na japë shtëpitë, të ikim në shtëpitë tona se edhe këtu nuk rrihet”, tha banorja tjetër.

Emergjencat Civile dhe komisionet e vlerësimit,kanë përfunduar vlerësimin e objekteve të dëmtuar dhe pritet vendimi i Këshillit të Ministrave për të filluar fazën e rindërtimit të shtëpive në Floq, Vidohovë dhe Qafëzez.

Sipas prefektit Dhori Spirollari, prioritet do të ketë ndërtimi i banesave të shkatërruara, të cilat janë 124, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda vjeshtës.

“Unë besoj që kompanitë që janë afruar i kanë të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë objektiv. Nuk mund të luajmë me këto data, por që janë ofruar kompani që do i realizojnë këto. Zona është plotësisht e sigurtë për të ndërtuar. Këtë e tregojnë dhe ndërtesat e reja që nuk u dëmtuan nga lëkundjet e tokës”, tha ai.

Bashkia e Korçës ku dëmet nga tërmeti llogariten në 210 milionë lekë të reja,ka nisur e para procesin duke ndërhyrë për riparimin e oxhakëve të banesave në qytet.

Next Post
Rekomandimet e UNESCO-s për Ohrin, autoritetet: Shqetësim ndërtimet pa leje

Rekomandimet e UNESCO-s për Ohrin, autoritetet: Shqetësim ndërtimet pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In