• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mesazh “smart” nga Shqipëria, për të gjithë botën

by Java News
14/09/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë mund t’i motivojë dy vajza nga Çekia për të përshkuar, në këmbë, alpet nga Mali i Zi, Thethi e për të mbërritur në fund në Tiranë? Giang Nguyen Thu dhe Lucie Klattova janë dy të reja, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, që udhëtuan 5 ditë për t’iu bashkuar kolegëve të tyre, ardhur nga e gjithë bota, në eventin që Vodafone organizoi për herë të parë në Shqipëri.

VIDA Albania quhet aktiviteti 3-ditor që ka mbledhur në kryeqytet 100 të rinj nga 15 vende të botës: të gjithë me energjinë dhe kuriozitetin për të kontribuar me ide novatore. Përfaqësues nga Greqia, Spanja, Irlanda, Anglia, Turqia, Gjermania, Hungaria, Kongo, Mozambiku, Afrika Jugore, Çekia, Hollanda dhe Italia e nisën aktivitetin të enjten në mbrëmje. Ata patën mundësi të provonin ushqimin dhe muzikën tradicionale shqiptare. E premtja vijoi me konferencën 1- ditore, ku të rinjtë u njohën me disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët, si dhe propozuan ide për zgjidhjen e tyre nëpërmjet teknologjisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, tha: “Jam shumë krenar që këtë vit, Vodafone Albania po organizon për herë të parë eventin VIDA në Tiranë. Jeni shumë me fat që keni ardhur në Shqipëri, në këtë vend shumë të bukur e me një klimë fantastike. IoT janë një pjesë e rëndësishme e asaj çfarë bëjmë në Shqipëri. Puna që do të bëni sot është shumë e rëndësishme. Mezi po pres të shoh rezultatet e konferencës së sotme. Ajo që bëjmë sot do të jetë realiteti i së ardhmes.”


Pjesë e konferencës ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi dhe njëherë partneritetin e ngushtë midis Bashkisë së Tiranës dhe Vodafone Albania për ta kthyer Tiranën në “një qytet të zgjuar.”

Pjesëmarrësit vendosën ta mbyllnin këtë aktivitet me një mesazh të fortë kundër shkatërrimit që po i bëhet planetit nga mbetjet plastike. “Pa plastikë, Toka s’ka frikë”: Kjo është thirrja që mbart instalacioni në formën e planetit Tokë, i vendosur tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Instalacioni do të qëndrojë i hapur për të gjithë vizitorët që duan të lënë shenjën e tyre nëpërmjet një autografi ose dhe fotografie. VIDA iu dedikohet të përzgjedhurve nëpërmjet programit Vodafone Discover Graduate
me qëllimin për të forcuar lidhjet dhe komunikimin mes tyre. Programi Graduates është një program punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e teknologjisë dhe biznesit. Që prej vitit 2010, Vodafone Albania punëson çdo vit 10 të rinj të cilët përgatiten për të qenë liderët e së ardhmes.

Next Post
FOTO/ Bëri seks me studentin në ambientet e shkollës, mësuesja habit me deklaratën: Ishte i rritur që ta kundërshtonte

FOTO/ Bëri seks me studentin në ambientet e shkollës, mësuesja habit me deklaratën: Ishte i rritur që ta kundërshtonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In