• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mesazh i hapur për shpifësat dhe për gjobaxhinjtë

by Carlo Bollino
23/03/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Sot disa media afër Sali Berishës lidhën emrin tim me një përgjim hipotetik vjedhur në një kafene, ku përfshihet gazetari Adriatik Doçi. Një përgjim ku nuk dëgjohen asnjëherë pyetjet dhe nuk dimë akoma se sa autentik dhe i plotë është. Adriatik Doçi, për 8 orë në ditë punon për Shqiptarja.com dhe Report Tv dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës së tij, si shumë gazetarë të tjerë, punon me kë dëshiron dhe siç është lehtësisht e verifikueshme, merr pjesë dhe në shumë emisione të shumë tëlëvizioneve të tjera. Pavarësisht kësaj, u prezantua nga qehajajtë e Berishës si “gazetari i Carlo Bollinos”. Në ”përgjimin” Adriatik Doçi duket se i shpjegon një gazetareje të re, që mësa duket i është prezantuar atij për të kërkuar punë, se si funksionon tregu i deformuar i mediave shqiptare, një deformim ndaj të cilit luftoj prej 30 vitesh. Doçi duket se i shpjegon se shumë media paguhen nga biznesmenë për të mos publikuar lajme të sikletshme. Praktikisht biznesmenët, dhe duket se kuptohet edhe ministrat, zëvendëskryeministra apo kryeministra (aktualë apo ish?), korruptojnë gazetarët për të mos u bezdisur në aferat e tyre të pista. Pra, për të mos u goditur.

Natyrisht, jam plotësisht dakord që gazetari që pranon të paguhet për të heshtur të vërtetën është fajtor, por edhe kush korrupton nuk më duket i pafaj: Si të thuash që, do të ishte e mjaftueshme që nëse këto viktima do të ishin të ndershme dhe të mos kishin asgjë për të fshehur, edhe gjobat e gazetarëve do të merrnin fund. Po këto janë konsiderata tepër të holla për inkuizitorët berishianë të cilëve nuk iu intereson as logjika, as e vërteta. Janë të njëjtët që mbrojnë pa pikë turpi një ish ministër socialist nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash dhe godasin gazetarët që e demaskojnë. Duke filluar pikërisht nga Adriatik Doçi. Dhe pastaj natyrisht më godasin dhe mua sepse kështu janë mësuar të bëjnë prej 30 vitesh.

Unë nuk jam dakord as edhe me një fjalë të vetme mes atyre që mendohet se ka thënë Adriatik Doçi, duke filluar nga fakti se për një gazetar do të ishte I mjaftueshëm “perceptimi i fajësisë” për të sulmuar dikë. Për mua është e kundërta, cilado akuzë, ose duhet të jetë e provuar në dokumente, ose nuk publikohet. Nëse do të ndaleshim tek perceptimet, edhe Adriatik Doçi në ato përgjime perceptohet si fajtor, ndërsa unë dua të besoj se nuk është. Është e pabesueshme edhe që dikush paguan një gazetar për t’i mbyllur gojën, edhe pse ndodh në gjithë median botërore (nga Europa në Shtetet e Bashkuara), sipas një rregulle të pashkruar, që një klient publicitar mbrohet. Por mbrojtje nuk do të thotë kurrë komplicitet me paligjshmërinë e tij. Në Shqipëri, për hir të së vërtetës ndodh edhe e kundërta: Janë biznesmenët që shpesh shantazhojnë mediat duke pretenduar heqjen e lajmeve të sikletshme duke kërcënuar me heqjen e reklamës!

Vendimi për të mos publikuar një lajm, kudo në botë, i takon vetëm botuesve, jo gazetarëve dhe kështu imagjinoj se Adriatik Doçi në atë moment ndoshta flet si “botues” i ndonjë ”portali” që mesa duket administron nga anonimati dhe sigurisht aspak si gazetar i Shqiptarja.com apo Report TV ku kurrë asnjë gazetar dhe as ai, nuk ka marrë urdhëra dhe as mundësi për të hequr lajme të vërteta, nderkohe qe kjo ka ndodhur vetëm në rastin kur provat e pakundërshtueshme kanë treguar se ka qenë lajm i rremë. Personalisht jo vetëm që nuk i kam vënë kurrë asnjë gjobë asnjë biznesmeni dhe asnjë politikani, por edhe kur një oligark i shëndetit publik privat si Klodjan Allajbeu (financues i familjes Berisha dhe njëkohësisht koncensionar i qeverisë së Edi Ramës), guxoi të kërcënonte zyrën time të marketingut për të hequr një lajm të vërtetë, për atë të dëmshëm, ndryshe do të ndërpriste reklamën, dhashë urdhër të lihej lajmi, duke zgjedhur të humbisnim reklamën.

Ky është principi që më ka udhëhequr gjithmonë në 42 vite profesion gazetari, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe nuk do të jetë ndonjë portal shpifës, ndonjë palo-gazetar në mërgim apo ndonjë politikan gjobaxhi, të vërë në dyshim integritetin tim. Sa i takon Adriatik Doçit ai e di shumë mirë se cilat janë rregullat etike, profesionale dhe deontologjike që duhet të zbatohen për të punuar te Shqiptarja.com dhe Report TV. Deri tani me mua i ka respektuar gjithnjë. Por nëse ka ndryshuar ide apo profesion, do të ishte mirë të ndryshonte edhe botues.

Next Post
Gara e 14 majit/ Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: E refuzoj modelin tuaj, do ta luftoj

Gara e 14 majit/ Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: E refuzoj modelin tuaj, do ta luftoj

Comments 2

  1. vlora 97 says:
    3 years ago

    Nuk eshte tamam ashtu zoti Bollino.
    Mos e merr ne mbrojtje te pambrojtshmen
    Ndoshta lidhje nuk ke dhe emrin tend ruaje por ate qe ben muuu mos na thuaj qe nuk eshte lope.
    Eshte fare e qarte ne audio pergjim se cfare thote mender gazetari.
    gjovenes eshte.
    shpresojme mos jesh dhe ti
    por kur e merr ne mbrojtje ashtu duket
    shpetojeni median, mos e dhisni si pushtetet e tjera
    ka vetem pak media ne shqiperi ku kemi ende besim

    Reply
  2. Olrak says:
    3 years ago

    Karlo je shume i neveritshem. Kaq!

    Reply

Leave a Reply to vlora 97 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com