• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një merak njerëzor mbi trazirat pas arrestimit të ‘mbretit’, por edhe ky bie

by Frrok Çupi
11/01/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Fjalën ‘mbret’ e mora nga gjithë fjalori i medias botërore mbi arrestimin e djalit të El Chappos në Meksikë. ‘Të paktën 29 persona u vranë (këtë të enjte) gjatë operacionit të përgjakshëm për arrestimin e djalit të mbretit meksikan të drogës “El Chapo”, shkruan agjencia Associated Press. Nga të 29- tët, 10 prej tyre ishin ushtarë të Forcave të Armatosura, dhe 19 mes militantëve të betuar rreth ‘mbretit’ të drogës. Anëtarët e tërbuar të bandës së El Chappos ngritën blloqe në rrugë, u vunë flakën dhjetëra automjeteve dhe sulmuan aeroplanët në një aeroport lokal. U duk sikur militantët e ‘mbretit’ të dënuar me burg të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, i dhanë fund paqes në Meksikë dhe aty nuk do të kishte më ‘shtet dhe fuqi’ për stabilitet. Pamja vjen prej militantëve, shtresave dhe skllevërve që përfitojnë nga droga e nga korrupsioni, sidomos nga korrupsioni i madh. Frika se pas arrestimit të ‘mbretit’ militantët mund të shkatërrojnë vendin, është përhapur si një fantazmë në rajonin tonë, aq më tepër në Shqipëri. Kudo flitet se, ndoshta nga frika e dhunës’ nuk vepron ligji… Atëherë pse nuk arrestohen ish presidentët e akuzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vetë shqiptarët për ‘korrupsion të qenësishëm’, për ‘minim të shtetit të demokracisë’, dhe për shantazhim të Drejtësisë?, bëhet pyetja… Veprat penale të përmendura kanë aq peshë sa peshë ka krimi i El Chappos në Meksikë, vepër që çoi në botën tjetër rreth 4000 vetë, njëmijë më shumë se shteti i presidentit tonë në vitin 1997. Burgosja e djalit, Ovidio Guzmán-López, 32 vjeç; dhe sidomos tentativa për ta ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara, gati e dogji Qytetin dhe vetë Meksikën. Duket sikur Tirana jeton në Mexsico, ose qyteti i madh latino- amerikan jeton këtu në Tiranë. Amerika sulmohet nga ‘grupi’ këtu, Amerika sulmohet edhe atje…,tufa me ish- ministra do të burgosen këtu; si edhe në Meksikë ‘ministrat’e mbretit të drogës…, atje ekstradime për Amerikë, projekte ekstradimi këtu… Edhe këtu, si edhe në Banja Luka, ‘mbretër’ të korrupsionit dhe të rrezikut për sigurinë e vendit kërcënojnë se ‘po na prekët, do të godasim për vdekje’.

A është real rreziku?

Për ta peshuar rrezikun, thjeshtësisht mund ta afrojmë Meksikën e El Chappos për të gjetur peshën e Sali Berishës, ose të Milorad Dodik, ose të të afërmve të Putin… Kur ishte i fuqishëm Berisha në Tiranë, Dodik ishte një nxënës shkolle në Banja Luka, atëherë modeli i Berishës në atë vend të freskët malor ishte Karaxhiç e disa të tjerë. Por kjo nuk do të thotë se rreziku peshon vetëm në njërën anë e në njërën kohë. Aq më pak në kohën e tanishme kur para botës shfaqet ‘pesha e misterit Putin’. Të gjithë këta që kanë një ‘ushtri’ pas vetes; të gjithë këta që kanë pasuri të madhe të përfituar o nga korrupsioni o nga krimi- secili syresh ka të njëjtën peshë kundër sigurisë qytetare.
Rreziku është i vërtetë, por frika është e pavërtetë.

A ishim këtu në Tiranë një vit më parë, fiks një vit e dy ditë më parë? Ishte 8 Janari 2022. Ushtria ‘meksikane’ e droguar e Sali Berishës sulmoi selinë e Partisë Demokratike, e sulmoi me të gjitha mjetet e dhunës mizore; dhe u solli fantazmën njerëzve. Qëllimi ishte për të pushtuar selinë, për të vrarë dikë ose disa, për t’i dhënë shembull njerëzimit se ‘ne të akuzuarit ju kallim frikën’. A nuk ndodhi skena e frikës edhe në 6 dhjetor 2022, ditën kur në Tiranë zuri vend Samiti i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor? Synimi ishte të kërcënohej Europa se ‘nuk ke punë këtu’. Mjeti ishte ushtria e vogël e paguar nga korrupsioni i madh dhe gjithashtu aleanca ‘e përtejme’ për të mos e lejuar Europën në Ballkan. A nuk po dëgjojmë çdo ditë militantë ‘të radhës së parë’ që kërcënojnë në podiume? ‘Kur të vijmë ne, ku do të futeni ju!?. ‘Guxoni po deshët se do t’u vijmë aty’. ‘Nëse gjykata vendos kundër nesh, pasojat do të jenë të rënda’.

Frika është njerëzore, por qytetaria e kësaj epoke ka në dorë shtetin.

Jetojmë epokën e shteteve, kjo është arritje e njeriut.

Olivio Guzman Lopez, vetëm 32 vjeç guxoi të kërcënojë Amerikë Latine dhe Karaibe, se ‘këtu nuk ka vend për Amerikën dhe as për shtetin Meksikan’. Me siguri edhe ai e ka menduar ‘Amerikën të mundur’. Baza e ushtrimit të frikës është paraja nga droga dhe ushtria e militantëve.

Por ra. Dmth., ra frika dhe ideja se militantët mund të pushtojnë shtetin.

Sot dhe dje, tre ditë pasi djali i ‘mbretit’ dogji qytetin dhe vrau 29 vetë, presidenti Joe Biden ka zbritur në ‘tokën e djegur’ dhe ndodhet në kryeqytetin e Meksikës. Të dy presidentët, meksikani López Obrador dhe amerikani Biden, sot, e marte, ndërsa buzëqeshnin, shtrënguan duart për kamerat dhe u drejtuan për në Palacio Nacional. Nis Samiti i Amerikës Latine dhe Karaibeve, që siç u tha, ‘do të përmirësoje jetën në gjithë rajonin’. Nuk ka më ‘El Chappo’ nëpër rrugë…Shteti ka në dorë përparimin e njeriut, ndërsa ‘mbreti’ ka në dorë frikën. Jetojmë epokën e shteteve. Po të mos ishte kështu, Tirana do të ishte djegur dhjetëra herë, vetëm në vitin 2022.

Next Post
Në hetim origjina e parave të Alda Klosit, ish-zyrtares iu grabitën 120 mijë Euro nga pastruesja

Vjedhja e pastrueses/ Gazetarja: Denoncimin nuk e ka bërë pronarja e shtëpisë Alda Klosi, s’dihet kush ka telefonuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

August 25, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

August 25, 2026
Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

August 25, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump nuk heq dorë nga politika e ashpër kundër emigracionit, gati t’i anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve!

August 25, 2026
Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

August 25, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

August 25, 2026
Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 25, 2026
Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

August 25, 2026
Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

August 25, 2026
Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com