• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një manual i hershëm katër shekullor për distancimin shoqëror

by Java News
09/01/2021 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  Zaria Gorvett, BBC

Në vitin 1582, murtaja shpërtheu në qytetin Alghero, Sardenja.

Ishte një marinar, që vinte nga Marseja, 447 km përtej Detit Mesdhe, i cili mendohet që ishte personi që përhapi sëmundjen e murtajës në qytetin e Alghero-s.

Bazuar në të dhënat zyrtare të asaj kohe, një historian i shekullit të 18-të vlerësoi se epidemia shkaktoi 6,000 viktima dhe vetëm 150 banorë mbijetuan. Në fakt, mendohet se epidemia vrau 60% të popullsisë së qytetit, u hapën varre masive, disa prej të cilave janë edhe sot e kësaj dite.

Sidoqoftë situata mund të kishte shkuar edhe më keq, por murtaja në Alghero u zhduk brenda 8 muajve.

Fati i epidemisë u përcaktua nga një njeri dhe konceptimi i tij paraprak i distancës shoqërore.

Sëmundja më e keqe që mund të ketë pushtuar Europën dhe Azinë në 1346 ishte murtaja e cila shkaktoi mbi 50 milion viktima në të gjithë botën.

Por megjithëse murtaja nuk ishte kurrë aq e rrezikshme sa në fillim, mbeti një sëmundje që u përhap edhe në shekujt e ardhshëm. Murtaja ka prekur Parisin një në çdo tre vite deri në 1670, ndërsa në 1563 mendohet se 24% e popullsisë së Londrës vdiq nga kjo sëmundje.

Sigurisht që behët fjalë për një periudhë para shkencës moderne, ku mendohej se sëmundjet shkaktoheshin nga “ajri i ndotur”.

Trajtimet për murtajën ishin të ndryshme nga larja me urine, deri tek më e çuditshmja- një metodë popullore ishte përpjekja për të nxjerrë “helmin” duke fërkuar kyçet e ënjtura me një pule të gjallë.

Siç shpjegojnë Benedictow dhe bashkautorët e tij, vetë Alghero nuk ishte i përgatitur për një epidemi. Qyteti nuk kishte sisteme shëndetësore të zhvilluara, dhe kishte shumë pak mjekë që nuk ishin të trajnuar.

Quinto Tiberio Angelerio, një mjek tek të 50, ishte trajnuar jashtë vendit, sepse në atë kohë nuk kishte asnjë universitet në Sardenjë.

Për fat të mirë për banorët e Alghero, ai kishte mbijetuar nga një epidemi e murtajës në 1575. Pacienti zero i Alghero  kishte ënjtje në kyçe dhe, më vonë, dy gra vdiqën nga simptoma të njëjta të sëmundjes.

Angelerio e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte. Instinkti i tij i parë ishte të kërkonte leje për të karantinuar pacientët, por kjo që gjë nuk u pranua. Fillimisht u vendosën mure rreth qytetit, për të parandaluar çdo tregti me njerëzit e tjerë, por kur murtaja filloi të përhapej gjerësisht dhe shumë njerëz vdiqën, atij iu besua plotësisht detyra për të përmbajtur shpërthimin.

Vite më vonë, ai botoi një manual, Ectypa Pestilentis Status Algheriae Sardiniae , duke sqaruar me detaje 57 rregulla që ai i kishte vendosur.

Rregullat përfshinin:

Bllokimet

Së pari, qytetarët u këshilluan të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre. Sipas këtyre rregullave, Angelerio gjithashtu ndaloi të gjitha takimet dhe vendet e argëtimit dhe caktoi vetëm një person për familje për të bërë pazaret, një rregull i njohur edhe gjatë pandemisë sot.

Bllokimet nuk ishin unike për Alghero-n. “Në Firence, për shembull, ata vendosën një karantinë totale të qytetit në pranverën e 1631”, thotë John Henderson, një profesor i historisë së Rilindjes Italiane në Birkbeck, Universiteti i Londrës.

Padyshim që njerëzit ishin të paduruar”, thotë Henderson. Njerëzit krijuan mënyra të ndryshme për të kapërcyer mërzinë totale të izolimit.

Distancimi social

Një rregull tjetër ishte distanca deri në  gjashtë metra, në të cilin Angelerio udhëzoi që – siç është përkthyer nga ekipi i Benedictow – “Njerëzit që lejohen të dalin duhet të mbajnë një distancë deri në 6 metra nga njeri-tjetri.

Ka rezultuar se politika e Shekullit 16 ka qenë e duhura.

Në fillim të pandemisë Covid-19, shumë vende në të gjithë botën miratuan një politikë të ngjashme  duke rekomanduar që njerëzit të qëndrojnë  dy metra larg njeri-tjetrit.

Në shumë vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Singapor, Korenë e Jugut dhe Gjermani, distanca minimale është zvogëluar në një ose një metër e gjysmë.

Por rezulton se politika e Shekullit 16 mund të ketë qenë në anën e duhur të shkencës: një studim vlerësoi se rreziku i transmetimit të Covid-19 në një metër mund të ishte midis dy dhe 10 herë më i lartë se rreziku në dy metra .

Angelerio gjithashtu rekomandoi njerëzit të shmangnin kontaktin fizik dhe shtrëngimin e duarve.

Dezinfektoni ato çfarë blini

Rilindja mbahet mend gjerësisht si një epokë e artë e filozofisë klasike, letërsisë dhe posaçërisht artit, kur Michelangelo, Donatello, Raphael dhe Leonardo (da Vinci) – artistët italianë transformuan botën e artit me veprat  e tyre.

Pastaj rreth vitit 1500, mendimtarët kryesorë krijuan idenë se sëmundjet ishin shkaktuar nga “ajri i ndotur”, dhe një nga gjërat që ata menduan se ishte më e rrezikshmja ishin industritë e  tekstilit.

“Unë shoh një lidhje midis zhvillimit të Rilindjes dhe aftësisë së njerëzve të Shekullit 16 për të kuptuar më shumë se si u përhap sëmundja”, thotë Benedictow.

“Angelerio e kuptoi që ajo u përhap nga kontaktet që njerëzit kishin me njeri-tjetrin”.

Çdo shtëpi duhet të dezinfektohej, ndërsa  objektet e vjetra duhej të digjeshin. Në atë kohë, ishte gjithashtu e zakonshme të dezinfektoheshin mallrat kur mbërrinin – veçanërisht ato nga anijet.

“Një nga gjërat që ata menduan se ishte më e rrezikshmja ishin tekstilet”, thotë Alex Bamji, një historiane sociale dhe e kulturës të Europës së hershme moderne nga Universiteti i Leeds.

Pasaportat shëndetësore

Një mënyrë popullore për të parandaluar përhapjen  e murtajës ishte të kontrollohej me kujdes gjendja shëndetësore e personave që udhëtonin. Megjithëse sistemi dështoi në Alghero, në disa pjesë të tjera të Europës duket se funksionoi.

Në disa raste, autoritetet lëshuan dokumente, duke i mundësuar personave që ishin të shëndetshëm të udhëtonin në vende të tjera, dokumente që sot njihen si pasaporta shëndetësore.

Kur filloi pandemia Covid-19, koncepti i “pasaportave shëndetësore” u ringjall. Kohët e fundit disa aeroporte ndërkombëtare – përfshirë Londrën, Nju Jorkun, Hong Kongun dhe Singaporin – kanë aprovuar ” CommonPass “, një dokument digjital që tregon të dhënat e një përdoruesi të vaksinimit.

Ideja është që të konfirmohet lehtësisht statusi i tyre i infeksionit duke i bërë udhëtimet ndërkombëtare më të sigurta dhe më efikase.

Karantina

Italia ishte një pioniere e hershme e izolimit të njerëzve që dyshoheshin se ishin të infektuar me sëmundjen e murtajës.

Spitali i parë i murtajës u krijua në Venecia në 1423  dhe ata kishin pajisje të veçanta për pacientët aktivë përkundrejt atyre që po shëroheshin ose që kishin pasur  kontakt me dikë të infektuar. Deri në vitin 1576, qyteti kishte deri në 8,000 njerëz që ishin aktivë dhe rreth 10,000 që kishin pasur  kontakt më dikë të infektuar.

Përfundimisht spitalet u bënë pjesë e modelit standard për trajtimin e sëmundjes dhe u hapën spitale të tjerë  në të gjithë Italinë, përfshirë Sardenjën. Rreth gjysma e njerëzve që  u trajtuan në spital për fat të keq humbën jetën por gjysma tjetër arriti të rikuperohej dhe të shkonte në shtëpi.

Në rrëfimin e Angelerios për spitalet në Alghero, ai tha se spitalet kishin kushtet e duhura.

Kafshët e ngordhura

Për të gjitha ngjashmëritë midis masave të marra kundër shpërthimeve në shekullin 16 dhe pandemisë  sot, ka disa ndryshime thelbësore.

Në Sardenjën e Rilindjes, besëtytnia dhe feja ishin ende elementët kryesorë të planeve epidemiologjike të Angelerios – ai i tha popullit se murtaja ishte një ndëshkim hyjnor dhe i paralajmëroi ata që të silleshin mirë.

Një shembull është udhëzimi që “gjelat dhe macet duhet të vriteshin dhe të hidheshin në det”.

Ky ishte një reagim çuditërisht i zakonshëm ndaj një epidemie – autori Daniel Defoe raportoi se, gjatë murtajës së vitit 1665 në Londër, kryebashkiaku urdhëroi therjen e 40,000 qenve dhe 200,000 maceve.

Sidoqoftë, ky ekzekutim masiv i kafshëve të qytetit mund të ketë pasur efektin e kundërt me atë të synuar – meqenëse minjtë janë bartës të njohur të murtajës.

Deri përpara vitit 2020, megjithëse ka prova të forta se macet dhe qentë mund të infektohen me Covid-19, shumë qendra bamirësie të kafshëve shtëpiake kanë raportuar numër rekord të birësimeve muajt e fundit, me një degë të RSPCA në Australi duke raportuar 20,000 aplikime që nga fillimi i pandemisë.

Shpërthimi zgjati për tetë muaj dhe më pas qyteti nuk pa një tjetër epidemi të murtajës për 60 vite.

Sipas pikëpamjes së Benedictow, krahasimet midis murtajës dhe Covid-19 duhet parë me skepticizëm. “Murtaja ka pasur një shkallë vdekshmërie shumë më të madhe,” thotë ai.

Pra, çfarë ndodhi me banorët e Alghero?

Shpërthimi zgjati për tetë muaj dhe më pas qyteti nuk pa një tjetër epidemi të murtajës për 60 vite – por kur ndodhi, gjëja e parë që bënë praktikuan manualin e Angelerio.

Marinari fatkeq, i cili arriti në Alghero gati katër shekuj e gjysmë më parë mund të ketë qenë shkaktari i  një epidemie, por gjithashtu kjo rezultoi në diçka pozitive: në një udhëzues gjithëpërfshirës për higjienën dhe distancimin shoqëror. (abcnews.al)

Next Post
Bilanci në Kosovë/ Rriten rastet e reja me Covid, dy viktima në spitale

Kosova/ Covid-19 shkakton 7 të vdekur dhe regjistron 259 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In