• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një maniak mund të martohet e një homoseksual jo?” Saimir Kodra: Mos të imponohen!

by A R
03/12/2024 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në debatin e emisionit “Opinion” në Tv Klan për shtëpitë publike, Saimir Kodra e bëri të qartë qëndrimin se është kundër legalizimit të tyre apo dekriminalizimit të punonjëseve të seksit. Ndërkohë, gjatë diskutimit me Zhaklin Lekatarin u cek edhe tematika e komunitetit LGBT. Kodra tha se nuk është kundër, por refuzon që të kthehen në model orientimi për pjesën dërrmuese të shoqërisë.

Gjithashtu, ai përmendi një rast kur ka hequr filmime të një homoseksuali që pavarësisht se ishte fejuar dy javë më parë, vazhdonte kërkimin për një partner.

Saimir Kodra: Për sa kohë thatë mos e ngatërroni prostitucionin me pedofilinë etj, ti bëre një gjë tani dhe unë po të përgjigjem. Kam folur për to kundra për sa kohë maniakët e ça ishin këto ngacmonin fëmijët nëpër liqene, patjetër.

Zhaklin Lekatari: Po, pro teje jemi ne këtu.

Saimir Kodra: Për sa kohë janë, qëndrojnë atje te cepi apo te ana apo kudo. Të mos integrohen në pjesën e familjes apo shoqërisë.

Zhaklin Lekatari: Pse, nuk vijnë nga një familje ato? Nuk kanë të drejtë ato të kenë një familje? Pra, një pedofil mund të martohet, mund të ketë fëmijë, por një homoseksual jo?

Saimir Kodra: Unë nuk po them që s’duhet të kenë një familje. Ato kanë një familje të pj**dhur që i kanë edukuar që të kapin fëmijët e të tjerëve apo fëmijëve të vet.

Zhaklin Lekatari: Jo, nuk mund të ofendosh askënd.

Saimir Kodra: Nuk mund të rrezikojmë fëmijët apo askënd tjetër. Atë ditë që kapa unë kamerat te liqeni, kam hequr një filmim të njërit, të këtyre, e hoqa atë.

Blendi Fevziu: Pse e hoqe?

Saimir Kodra: Sepse ai ishte fejuar dy javë para dhe dilte prapë te liqeni atje për të gjetur një shok a ku di unë, kjo ishte “a parte”, për ta ç’tensionuar situatën. Nuk jam kundër.

Gëzim Tushi: Unë s’e besoj kurrë që të jesh kaq homofob në thelb ti.

Saimir Kodra: Nuk jam homofob, absolutisht jo. Unë kam trajtuar tema profesor se ti ndoshta s’i di, Zhaku në atë kohë ka qenë e ingranuar në këtë, kam trajtuar ndërhyrjen e tyre në jetën normale të një qytetari apo të një fëmije, ngacmimit me zor në liqene, grabitje.

Gëzim Tushi: Është perversion.

Zhaklin Lekatari: Këtu jemi të gjithë në të njëjtin mendim.

Saimir Kodra: Unë, përtej asaaj çka besoj dhe ndiej, secili, ndoshta është ajo që thua ti por jo aq në radikalizëm, ka qasjen e tij seksuale. Hesapet i ka me veten, me familjen, me Zotin, si beson apo jo. Pjesa tjetër, minoranca e tyre nuk duhet kthyer udhërrëfyes apo pishtar për shoqërinë. Janë atje le të rrinë te një dhomë, le të rrinë te një shtëpi, një fushë apo te një godinë që ia ka dhënë edhe lali Eri, kaq mbaroi.

Gëzim Tushi: Pse mos të jenë në shoqëri?

Saimir Kodra: Le të jenë, le të rrinë këtu, por mos të interferojnë me pjesën tjetër, të jenë  imponues.

/a.r

Next Post
Çfarë është kanali i Ibër-Lepencit?

Çfarë është kanali i Ibër-Lepencit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In