• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë’, Protothema: Erdogani mund të na sulmojë

by Java News
07/11/2022 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë dhënë alarmin në lidhje me ndonjë episod të mundshëm lufte me Turqinë deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm nëse Erdogani sheh se i rrezikohet pushteti.

Protothema ka bërë një shkrim të gjatë sot në lidhje me balancat e fortës dhe situatën në Mesdhe duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe grekët duhet të bëhen gati.

Gazeta greke i referohet burimeve qeveritare në Greqi, të cilët e kanë marrë parasysh situatën tepër delikate, me të cilën do të përballen duke njoftuar edhe aleatë.

Shkrimi i Protothema:

Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, deri në fund të prillit 2023, kur vendi fqinj do të futet në ethet e periudhës parazgjedhore, siç parashikohet nga figurat kryesore të qeverisë greke.  Gjatë gjashtë muajve në vazhdim deri në maj, pala greke po përgatitet për të gjitha eventet, pasi në Athinë kryeministri, udhëheqja e diplomacisë greke dhe aparati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e kuptojnë se askush nga aleatët e Greqisë në tërësi, madje edhe vetë bota nuk është në gjendje të parashikojë se ku do ta çojë Turqinë dhe raportetet me ne Rexhep Tajip Erdogan.

Me qëllim që presidenti i Turqisë të vijë në vete dhe të ndalojë kërcënimet për luftë kundër Greqisë, në Athinë janë aktivizuar kanalet e komunikimit me vendet mike dhe aleate ku ka një mirëkuptim të përbashkët për rolin destabilizues të Ankarasë.

Më tej, gazeta flet edhe për një sulm të mirëfilltë ushtarak të Turqisë ndaj ishujve grekë që janë përballë tokës turke.

Si në kanalet zyrtare të komunikimit ashtu edhe në diskutimet jozyrtare midis zyrtarëve grekë dhe bashkëbiseduesve të tyre perëndimorë, ka një shqetësim të vazhdueshëm për një sulm turk në Egje. Të gjithë e kanë të paqartë tani se cilat janë qëllimet e vërteta të Erdoganit në Egje dhe janë gati për çdo skenar. Pyetja është: A do të kalojë Erdogani në sulm ushtarak apo thjesht do të vijojë në retorikën e fortë ndaj Greqisë.

Në kuadër të përgatitjes së qytetarëve turq për çdo skenar, Erdogani vazhdon të demonizojë Greqinë duke akuzuar Athinën për qëndrim agresiv dhe armiqësor me rastin e debatit të brendshëm për shtrirjen e mundshme të ujërave territoriale greke në 12 milje detare në jug të Kretës.

Pasi u parapri nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili kërcënoi me luftë duke e bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejonte që ujërat territoriale greke të zgjerohen as një milje përtej 6 miljeve detare, Erdogan mori përsipër të specifikonte “përgjigjen” e planifikuar të tyre.

Turqia do të futet në zgjedhjet Presidenciale në pranverën e ardhshme, të cilat konsiderohen tepër delikate për pushtetin e Erdoganit pasi ekonomia turke po performon dobët, gjë e cila konsiderohet si e vetmja që mund të kërcënojë partinë aktuale që drejton vendin. Prandaj, ekspertët ndërkombëtare dyshojnë se Erdogan mund të nxisë një konflikt të jashtëm me qëllim forcimin e pozitave brenda Turqisë duke bërë që grekët të jenë të parët të rrezikuar.

/s.f

Next Post
U armatos nga Kina/ Gjermania paralajmëron Serbinë: Nëse dëshiron të bëhesh anëtare e BE, njësohu me politikat tona të sigurisë

Fatet e luftës do të vendosen në Kherson, Vuçiç: Si Stalingradi, po afrohet një moment i vështirë për të gjithë ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In