• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një letër “e paprecedentë” dërguar qeverive perëndimore: Pse e bëri këtë Kim Jong-u?

by Java News
24/10/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ua dërgoi një letër të hapur disa qeverive në Perëndim duke u bërë thirrje për kujdes të madh kur bëhet fjalë për administratën “e neveritshme” të Donald Trump.
Në letrën, e cila siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është e pashembullt në marrëdhëniet e mëparshme midis Koresë së Veriut dhe Perëndimit, gjithashtu theksohet se Koreja e Veriut tani është ‘një fuqi e plotë bërthamore’.

Besohet se letra të cilën mediat e quajnë “rast të paprecedentë” erdhi nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut dhe u dërgua fshehurazi në adresat e qeverive të disa vendeve perëndimore.

Por në publik doli vetëm në sajë të Ministres së Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, të cilës thuhet se letra i erdhi nga ambasada Australiane në Indonezi, ku ajo erdhi nga konsullata e Koresë së Veriut në Xhakarta.

E ekspertët, siç transmeton net.hr, e quajnë këtë letër një “mesazh të pashembullt”, sepse regjimi i Kim Jong-un me Perëndimin komunikon nëpërmjet medias së regjimit të KCNA dhe jo letrave, posaçërisht letrave të hapura.Siç thuhet më tej, përmbajtja e letrës dënon retorikën e Trump në OKB, në të cilën ai u betua për shkatërrimin total të Koresë së Veriut.

“Nëse Trump mendon se me kërcënime mund të gjunjëzohet një forcë si Koreja e Veriut, i ka bërë llogaritjet gabim dhe ka treguar një injorancë të madhe”, citohet letra.
Përmes kësaj letre Koreja e Veriut ka konfirmuar edhe një herë se ata kanë një arsenal bërthamor të zhvilluar nga vetë ata, por theksojnë një gjë interesante.“Armiku i vërtetë i energjisë bërthamore është vetë një luftë bërthamore”, thotë letra.

Koreja e Veriut, për këtë arsye, i bën thirrje Perëndimit të jetë i kujdesshëm për Donald Trump, i cili po përpiqet ta tërheqë botën në një katastrofë bërthamore.

Dhe ministri australian beson se kjo mënyrë e re e komunikimit dëshmon se sanksionet aleate kundër Koresë së Veriut po tregojnë rezultate, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Llalla vijon ‘përplasjen’ me Ramën: Politika intimidon prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë

Llalla vijon 'përplasjen' me Ramën: Politika intimidon prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com