• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llalla vijon ‘përplasjen’ me Ramën: Politika intimidon prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë

by Java News
24/10/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka reaguar këtë të martë në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, duke thënë se dosja e dërguar nga pala italiane përmban tregues seriozë.

“Në dosjen e ardhur nga Italia janë të përfshirë persona që kanë për detyrë luftën ndaj krimit”, ka thënë Llalla.

Llalla ka theksuar se, “prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për Tahirin”, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor.

“Për këtë çështje prokurorët kanë mbështetjen time”, ka shtuar Llalla.

Kryeprokurori i vendit, gjatë fjalës së tij në një seminar me temë “Lufta ndaj narkotikëve” në një panel me zyrtarë të ministrisë franceze ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikun e kanabisit shqiptar drejt Italisë, e mbështetjen që kanë trafikantët nga zyrtarë të lartë.

Llalla tha se kur hetohen zyrtarët e lartë, politika tenton të ndërhyjë tek prokurorët, duke iu referuar kështu indirekt rastit të dosjes “Habilaj” për të cilën kërkohet edhe arrestimi i ish-minstrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të takimit të zhvilluar nga ambasada franceze me temë “Lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike” Kreu i akuzës tha se askush nuk mund të ndërhyjë në punë e prokurorit, pasi është vetë prokurori i çështjes që vlerëson ecurinë e hetimit.

Prokuroria do të ndjekë hapat procedurialë, në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ka detyrimin moral dhe institucional që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëve.  

Prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimeve në reformën në drejtësi prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet.’

 

a.ç
Next Post
Shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, Rusia renditet e dyta pas Italisë

Shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, Rusia renditet e dyta pas Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In