• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një leksion nga Shqipëria

by
18/08/2021 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që po ndodh këto ditë në Kabul është një gjenocid i vërtetë, dhe po ndodh para syve tanë. Burra, gra, të moshuar, adoleshentë dhe fëmijë të detyruar të arratisen, për të kërkuar shpëtim nga persekutimi i talebanëve që pushtuan Kabulin.

Dhe nuk është rastësi që po ndodh pikërisht tani. Ata që e njohin mirë historinë bashkëkohore, e dinë se zgjedhja e Bajden për të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani mund të jetë një strategji e pastër, në krahasim me atë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, me shfaqjen e fronteve të reja në skakierën gjeopolitike globale.

Por ndërsa e gjithë bota është e tronditur nga video dhe fotot që na vijnë nga Afganistani, spikati si lajm vendimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të dërguar avionë në Afganistan për të ndihmuar popullsinë civile, dhe për t’i siguruar një strehim të përkohshëm në vendin e tij atyre që i ikin persekutimit.

Kryeministri shqiptar parashtroi në një postim të gjatë në Facebook arsyet që e shtynë të veprojë menjëherë. Ai rikujtoi hebrenjtë që gjetën dikur strehë në Shqipëri, dhe se asnjë nga 2 mijë njerëzit që u arratisën nga regjimi i Adolf Hitlerit nuk iu dorëzua nazistëve.

Kësisoj, përveç dhënies së një mësimi për Perëndimin, Edi Rama, udhëheqës i një demokracie të re në një vend me shumicë myslimane, ka marrë gjithashtu një pozicion të qartë që tingëllon si një paralajmërim për ndjenjat kaotike dhe kontradiktore të përhapura në demokracitë perëndimore mbi atë që po ndodh në Afganistan: talebanët janë nazistët e mijëvjeçarit të ri.

Unë jam e kënaqur që mësoj se këtë herë vendi im i lindjes, është në gjendje t’i tregojë  Perëndimit se çfarë do të përfshihesh në lojë, përtej komploteve dhe interesave të ngushta politike dhe ekonomike. Shpresoj që në orët e ardhshme edhe atdheu im adoptiv, Italia, të jetë në lartësinë e Kushtetutës së saj demokratike, duke qenë një pjesë aktive në ndihmën që duhet t’u jepet civilëve afganë.

Dallimi midis 2 kulturave të vdekjes, si ajo e nazistëve dhe talibanëve, ka të bëjë vetëm me faktin se nazistët pohonin superioritetin e një race mbi tjetrën, ndërsa talebanët mbrojnë epërsinë e gjinisë mashkullore mbi atë femërore:synimi i tyre i vërtetë është një patriarkalizëm i çmendur dhe pervers, që synon asgjësimin moral dhe fizik të grave.

Skllavërimi i grave është një fakt stërgjyshor i shumë kulturave në botë. Me sa duket këto zakone të rrënjosura thellë, nuk mund të vihen në dyshim në Afganistan. Ata që ikin sot nga ky vend, ata që kapen me dëshpërim pas krahëve të avionëve, janë burra dhe gra që e kanë “kompromentuar” veten me idealet perëndimore të barazisë, dhe nuk janë më të gatshëm të vuajnë nga një kulturë kriminale që e pranon martesën e vajzave të vogla 8-vjeçare, për t’i varrosur më pas të nesërmen e natës së parë të martesës.

Në këto momente më vjen ndërmend një film i vjetër shqiptar, që më ka bërë shumë përshtypje që herën e parë që e kam parë, “14 vjeç dhëndër. Një familje e pasur, të paktën në krahasim me një varfërinë kolektive të kohës, vendos të martojë djalin e saj të vetëm 14 vjeçar me një vajzë 20 vjeçare, të pjekur fizikisht dhe të fortë, por që vjen nga një familje shumë e varfër, që të kryente rolin e shërbëtores në shtëpi.

Vajza e kundërshton këtë martesë. Ajo ngjitet në majën e një çatie dhe kërcënon me vetëvrasje. E ëma i lutet ta pranojë martesën, për t’u dhënë një shans motrave të saj më të vogla që të rriten disi më mirë se ajo vetë. E shtyrë nga ndjenja e fajit, e reja Marigo i dorëzohet fatit.

Në film ka një skenë që rrëfen në mënyrë të përkryer gjendjen e vështirë të grave në Shqipërinë rurale të atyre viteve. Si shumë gra të tjera, edhe Marigoja kthehej nga arat duke bartur mbi shpinë një grumbull me shkarpa.

Dy burra që pinin kafen nën hijen e pemëve në fshat, vëzhgojnë me kënaqësi rikthimin e grave nga arat. “Ne jemi burrat më me fat! Në botë nuk gjen si gratë tona”-thotë njëri prej tyre.

Por tjetri iu përgjigj:”Jo miku im, jemi ne më të mirët. Shërbimi ndaj nesh, është më e pakta që mund të bëjnë ato”. Ata që e kanë njohur këtë botë, dhe që janë ndarë me vështirësi prej saj, po dërgojnë sot avionë për të ndihmuar njerëzit në Kabul. / Anita Likmeta, Huffington Post Italia – Bota.al

Next Post
Me armë, municion dhe drogë në banesë, dy të arrestuar në Vlorë

Me armë, municion dhe drogë në banesë, dy të arrestuar në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In