Një lajm i mirë për ata që pijnë kafe

Të gjithë ata që po mendojnë të mos pinë më kafe, duhet të vazhdojnë ta pinë. Dy studime të reja kanë treguar se kafeja përmirëson kujtesën dhe ul rrezikun e prekjes nga kanceri.

Studimi i parë, i publikuar në revistën “Scientific Reports”, vëzhgoi një receptor në tru që konsumohet nga stresi dhe nga vitet. Kjo gjë ndikon në kujtesën tonë, por nga eksperimentet me minj, u pa se kafeina ndalon plakjen e trurit, duke bërë që kujtesa të mos humbë.

Studimi i dytë mbi kafeinën, i publikuar kësaj radhe në “International Journal of Cancer”, tregoi vetitë e saj në luftën ndaj tumoreve, sidomos atyre të trurit. Një grup prej 106 324 personash (50 438 meshkuj dhe 55,886 femra) nga Japonia u ndoqën nga viti 1990 deri në vitin 2012.

Përfundimi i studimit ishte se kafeina lidhej me një ulje të rrezikut të tumoreve në tru te popullata japoneze. (Revista Shije / r.a)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com