• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lajm i mirë mes ankthit nga koronavirusi, Tiranës dhe Shkupit pritet t’i jepet drita jeshile për negociatat

by Java News
17/03/2020 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian do të vendosë pozitivisht për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka mësuar “Radio Evropa e Lirë”.

Në draftin e konkluzioneve që ka siguruar “Radio Evropa e Lirë”, thuhet se ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të vendosin për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranën, me kusht që konkluzionet miratohen nga Këshilli Evropian.

Këto konkluzione duhet të miratohen në një takim që është paraparë të mbahet më 24 mars, por, sipas të gjitha gjasave, ai do të zhvillohet në formatin e telekonferencës, për shkak të masave preventive kundër koronavirusit.

“Këshilli i bën thirrje Komisionit Evropian, që pa vonesa dhe më së voni deri në qershor, të paraqesë propozimin për negociatat, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare të thirret pa vonesa, pas miratimit të negociatave”, thuhet në draftin e konkluzioneve.

Këto konkluzione që duhet t’i miratojë Këshilli i Ministrave të BE-së të martën e ardhshme, duhet t’i mbështesin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin që është caktuar të mbahet më 27 dhe 28 mars.

Për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, ka shumë mundësi që edhe ky takim të mbahet në format të video-konferencës.

Maqedonia e Veriut pret nisjen e negociatave me BE-në qysh në vitin 2009, ndërsa Shqipëria qysh më 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Franca e ka bllokuar vendimin pozitiv për këto dy vende, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.

Për rrjedhojë, javë me parë është paraqitur metodologjia e re e zgjerimit të BE-së.

Next Post
Formula/ Si të përgatisim dizinfektantë në kushtet e shtëpisë

Formula/ Si të përgatisim dizinfektantë në kushtet e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com