• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

by Mero Baze
10/07/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Koço Kokëdhima është kthyer në  një personazh të dashur për opozitën. Ky është një lajm i mirë. Prej vitit 2013, kur Edi Rama për dobësitë e tij të pashpjegueshme, e katapultoi atë në politikë, kam qenë një kritik i ashpër i tij. Kam qenë po ashtu denoncuesi i pare i kontratave që i hoqën atij mandatin e deputetit, apo disa ideve tërësisht regresive që ai tentoi t’i bënte funksionale në emër të së majtës në pushtet, siç ishte liberalizmi i drogës, krijimi i konsorciumeve mes biznesit dhe bashkive për kontrollin mbi tenderat etj.

Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së majtës në Jug të Shqipërisë, duke tentuar të krijojë një strukturë të tij paralele me Partinë Socialiste, e fokusuar tek kontrolli mbi burimet njerëzore dhe tenderat, duke shkaktuar përçarje të mëdha. Në tre rrethet e Jugut, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, tre kandidatët e tij për kryetar u rrëzuan nga socialistët, jo se nuk e meritonin, por vetëm se i mbështeste ai.

Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t’i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërisht anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish-NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish- kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ‘90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pavarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq, dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules, që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. I autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si “viktima” e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq, që ja ndollën dhe gatun vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private, duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

Tani, unë nuk e di çfarë do bëjë kjo zonja me votën e saj, dhe as sa punë do prishë për fatin e reformës, por di të them se Kokëdhima është kthyer në shtratin e vet, atje ku duhet të ishte, mes të frikësuarve nga ligji, drejtësia dhe ndëshkueshmëria, dhe nga ku gabimisht Edi Rama e ngriti dhe e futi brenda në Partinë Socialiste. Nëse Kokëdhima ka fuqi të jetë tutor votash femrash, le ta bëjë dhe këtë, se një drejtësi që vjen nga votë tutorësh nuk i duhet kujt.

Është i vetmi rast kur duhet të gëzohen të gjitha palët, Berisha dhe kundërshtarët e reformës që ju shtua një si vetja, dhe socialistët që shpëtuan nga një i tillë.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri- tjetrit që “ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën”, se si bëjën plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund se “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën”. Tani siç duket nuk e ka më, dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!

Next Post

Trajneri i Portugalisë: Na mjafton fitorja, qofte edhe pa lojë të bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In