• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kthim shpirtëror në rrënjë…

by Ilir Demaliaj
29/07/2025 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Më lidh një fije gjaku me Malësinë e Gjakovës – më saktë, me Bytyçin, trevë krenare që ka lindur e rritur burra të dheut. Por unë vetë kam lindur dhe jam rritur në Tiran. Edhe pse ambienti urban më ka formësuar si qytetar, gjithmonë kam ndjerë në damarë një thirrje të heshtur që vinte nga veriu – një zë i pashpjegueshëm, që më ftonte të kthehem aty ku ajri është aq i pastër sa ndjen se je më afër qiellit, aty ku nderi nuk është fjalë e madhe, por mënyrë jetese, dhe ku natyra flet me madhështinë e maleve.

Vizita ime në Malësinë e Gjakovës nuk ishte pjesë e një plani të gjatë. Ishte një vendim i çastit, si shumë gjëra të bukura që ndodhin në jetë. Miku im, K.B më tha pak ditë më parë: “Mos bëj plane për fundjavën, do të shkojmë në Valbonë.” Dhe me këtë fjali nisi një nga udhëtimet më të veçanta të jetës sime – një rrugëtim që më ktheu jo vetëm në vendlindjen e gjyshërve, por në një botë të lashtë, të paprekur, të vërtetë.

Rruga drejt Malësisë – Në kërkim të rrënjëve

U nisëm nga Tirana me një grup shokësh: K.  dhe Ardiani – lebër nga Vlora, Papi nga fshati Shipshan në Tropojë, dhe unë – me origjinë nga Bytyçi. Rruga na çoi përmes Rrugës së Kombit, për në Kukës, pastaj në Morinë, nëpër Kosovë e më pas drejt Qafës së Morinës, duke hyrë sërish në Shqipëri, në zemër të Malësisë së Gjakovës.

Kur kaluam Tropojën e vjetër dhe arritëm në Bajram Curr, më pushtoi një ndjesi e rrallë: mall, nostalgji, ndoshta edhe një lloj borxhi të brendshëm ndaj tokës së të parëve. Hera e parë që kisha qenë këtu ishte në vitin 1985, për vetëm 24 orë. Tani po kthehesha me sytë e një njeriu më të pjekur, me mendje që kërkon kuptim dhe zemër që kërkon rrënjë.

Magjia e Valbonës – Bukuria që të rrëmben dhe dhimbja që të mbetet

Sa më shumë i afrohesh Valbonës, aq më shumë ajo të rrëmben. Lugina shtrihet mes maleve të thepisura si në një përrallë alpine. Rruga që ndjek lumin me ujë të pastër e të ftohtë është si një udhë hyjnore që të çon drejt shpirtit të natyrës shqiptare.

Në këtë peizazh përrallor janë ngritur bujtina të shumta, njëra pas tjetrës. Por më shumë sesa gëzim, ato më krijuan një lloj shqetësimi: pjesa më e madhe e këtyre godinave janë ndërtuar me beton, tullë dhe materiale që nuk i përkasin këtij vendi. Në një zonë ku natyra të thërret për thjeshtësi, bujtina guri dhe dru që të shkrihen me peizazhin, ndërtime me tulla dhe beton  janë si plagë të hapura. Ato nuk flasin për mikpritje, por për mungesë ndjeshmërie ndaj trashëgimisë.

Ajo që më tronditi më shumë ishte ajo ç’ka  i ishte bërë lumit Valbonë. Në shumë segmente, Valbona është futur në tuba betoni për hidrocentrale të vegjël. Kjo është një ndër krimet më të rënda që i është bërë natyrës shqiptare. Uji i akullt i burimeve, që dikur rridhte i lirë, sot është mbështjellë me beton, i shpërthyer me dinamit, i devijuar për hidrocentrale të vegjël që nuk sjellin as zhvillim dhe as mirëqenie – veç shkatërrim.

 Jetojmë në Shqipëri, ku Lanën e Tiranës – që kalon mes përmes kryeqytetit dhe ku derdhen të gjitha ujërat e ndotura – e mbajmë të hapur, si burim infeksionesh dhe ere të rëndë. Ndërkohë, Valbonën e kristaltë, këtë burim jete, e kthejmë në Lanë, duke e futur në tuba për t’ia dhuruar masakruesve qeveritarë dhe klientelës së tyre. Dhe në këtë rast, masakruesit janë bashkëvendësit e Tropojës, ata që kanë dhënë lejet për këtë krim mjedisor dhe kanë ndërtuar vetëm për të mbajtur pushtetin përmes korrupsionit dhe shkatërrimit të Valbonës – gjithçka për pushtet dhe pasurim financiar.

Këta kanë shkatërruar me këto hidrocentrale Faunën e Valbonës. Zhdukën troftën, lloj që  gjëndej vetëm në Valbonë në të gjithë botën për kushtet e ekosistemit që kishte.

Kur prishet një hallkë të ekosistemit shpërbehet i gjithë sistemi.

Ç’ka ka ndodhur në Valbonë është krim.

Kjo nuk është vetëm një çështje mjedisore. Kjo është një çështje ndërgjegjeje kombëtare. Valbona nuk është pronë personale. Ajo është trashëgimi kombëtare. Dhe kur kombi shkatërron vetë vlerat e veta, ai humbet më shumë sesa natyrën – humbet shpirtin.

Udhëtimi në Bjeshkën e Ujezës – Lartësia e mikpritjes

Nga Valbona, morëm rrugën për në Bjeshkën e Ujezës. Rrugës ndaluam në Tyrben e Rexhep Belit, një vend i shenjtë për banorët e Tropojës, ku u takuam me Bedri Hykajn – drejtor i shkollës së Shipshanit, por njëkohësisht edhe kryeplaku i zonës, njëfarë guvernatori moral. Bedriu është njeri i lexuar dhe i urtë. Ai na foli për historinë, për toponimet, për njerëzit që kanë jetuar e luftuar në këto bjeshkë – dhe e bëri me aq pasion, sa dukej sikur fjalët e tij zbrisnin vetë nga malet.

Pastaj, rruga na çoi lart në Ujezë, aty ku mbretëron qetësia, freskia dhe gjelbërimi. Bjeshka ka marrë emrin nga ujezat e vogla që rrjedhin në pllajat e saj. Aty takuam Shpendin, mikpritësin tonë, i cili kishte ngritur stanin e vet. Me shpirt të bardhë dhe humor të hollë, ai na bëri të ndiheshim si në shtëpi.

Pamjet ishin të rralla: lopë dhe dele të shëndetshme, gjinj të mbushur me qumësht, gra malësore që mjelin bagëtinë dhe përgatisin djathin, gjalpin dhe kosin me një kujdes që të kujton kohët e vjetra. Tregtarët vinin nga Kosova për të marrë produktet e bjeshkës, ndërsa boronicat – të mbledhura me dorë – kishin shijen e një dhurate që vjen nga natyra e paqëllimtë, por bujare.

Fryma e pyllit dhe zërat e padukshëm të natyrës

Në pyjet që zbresin nga bjeshkët në luginë, ndihesh i përhumbur. Lisat 30 deri në 50 metra të lartë krijojnë një hije të dendur ku nuk hyn drita, përveç disa rrezeve që depërtojnë si gërsheta drite në mes të errësirës. Është një atmosferë e magjishme. Dëgjon kërcitje degësh, ndien lëvizje të padukshme – ndoshta sorkadhe, ndoshta ujq – dhe kupton se je në botën e tyre, jo tënden.

Këto pyje janë pasuri që nuk mund të preken me dorë. Ato mund të ndihen, të dëgjohen, të respektohen. Janë fole e biodiversitetit, por edhe pasqyrë e shpirtit malësor – të egër, të lirë, të pavarur.

Kthimi në qytet dhe mall’i pashuar

Kur morëm rrugën e kthimit për në Tiranë, ndihesha i mbushur, por edhe i malluar. Doja të kthehesha prapë. Jo për të bërë turizëm. Por për të ndjerë sërish aromën e gjelbër të Bytyçit, për të parë majën e Shkëlzenit, për të ndalur tek Kroi i Kumonave, për të përshëndetur nga larg Jezercën e për të pirë ujë nga burimet e Sylbicës.

Këto janë pasuri që nuk maten me euro e me projekte, por me kujtesë, me respekt.

Mirupafshim së shpejti Malësia e Gjakovës.

Next Post
Akuzat e SPAK: Meta dhe Kryemadhi blenë vilë në Durrës për 60 mijë euro dhe e shitën 300 mijë…

Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, sot në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

August 9, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

August 9, 2026
PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

August 9, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

August 9, 2026
FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com