• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”/ Vetëvendosja e pret me protesta presidentin serb: Vuçiç “non grata” në Tiranë

by Java News
19/12/2019 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të presë me protesta presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të mbërrijë në vendin tonë ditën e nesërme për Samitin e minishengenit ballkanik.

Një pankartë ku shkruhet ‘Këtu një kriminel lufte, po vjen të pozojë si bamirës’, është vendosur në Tiranë, në hyrje të Hotel Rogner.

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Enes Sulstarova, tha se Vuçiç është i padëshiruar në Tiranë dhe akuzoi kryeministrin Rama se po i shërben pastrimit të figurës së tij përballë ndërkombëtarëve.

“Në Shqipëri po bëhen disa aktivitete në formë bamirësie dhe kjo bamirësi është një shpërlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte sepse Vuçiç ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviçit në 1999 kur janë bërë krime të llahtarshme ndaj shqiptarëve.Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet që janë bërë. Janë 20 mijë gra të përdhunura, mbi 10 mijë civilë të vrarë, nga këta 1000 fëmijë. 

Janë 20 miliardë euro dëme që Serbia i ka shkaktuar Kosovës. Këto borxhe në vend që Serbia t’ia kthejë Kosovës, nesër dhe pasnesër Vuçiç do të udhëtojë nëpër Shqipëri duke u hequr si bamirës, duke u gjendur në këtë periudhë fatkeqësie për kombin shqiptar, duke shfrytëzuar këtë situatë të jashtëzakonshme ai duke marrë rolin e një bamirësi dhe këtë gjë ja lejon kryeministri ynë Edi Rama.

Për këtë arsye ne nesër në 17:30 në lulishten “Qemal Stafa” përballë këtij hoteli do të thërrasim një aksion paqësor protestues për të thënë si qytetarë që Vuçiç është non grata në Shqipëri. Minishengeni është një nismë e dështuar që në nisje.Është një mini-minishengen sepse nga 6 vende vetëm 3 marrin pjesë. Kjo bëhet thjesht për ti lënë mundësi Serbisë për tu shfaqur si aktor paqeje në Ballkan kur Serbia është një aktor konfliktnxitës në Ballkan”, deklaroi Sulstarova.

Vuçiç vjen në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, kjo për shkak se do të mbahet Takimi i Tretë Rajonal i Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim mes Vuçiçit, Ramës dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev vjen pas dy takimeve të tjera të zhvilluara në Novi Sad dhe Ohër.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim, pasi Bosnja dhe Serbia nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Si u ekzekutuan nga gardiani i burgut dy të rinjtë në Patos, motivet ende të paqarta

FOTO/ Si u ekzekutuan nga gardiani i burgut dy të rinjtë në Patos, motivet ende të paqarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Vorë, viktima ishte agjent imobiliar, dyshohet se u qëllua me armë me dylbi

Vrasja në Vorë, viktima ishte agjent imobiliar, dyshohet se u qëllua me armë me dylbi

July 12, 2026
Argjentinë–Angli, një betejë futbolli nën hijen e historisë

Argjentinë–Angli, një betejë futbolli nën hijen e historisë

July 12, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

July 12, 2026
Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron: Investim i shkëlqyer për imazhin dhe ekonominë e vendit

Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron: Investim i shkëlqyer për imazhin dhe ekonominë e vendit

July 12, 2026
Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

July 12, 2026
Goditen tre raste të kultivimit të kanabisit në Kurbin e Mirëditë, në pranga 3 persona

Goditen tre raste të kultivimit të kanabisit në Kurbin e Mirëditë, në pranga 3 persona

July 12, 2026
E rëndë në Klos, 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

E rëndë në Klos, 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

July 12, 2026
Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

July 12, 2026
Ish-kritik i Trump dhe më pas mbështetës i tij, ndërron jetë senatori amerikan

Ish-kritik i Trump dhe më pas mbështetës i tij, ndërron jetë senatori amerikan

July 12, 2026
25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In