Një kremtim ndryshe/ Ja si u festua dhe u prit Viti i Ri në Shqipëri (Video)

Festime

Një Viti i Ri ndryshe nga ai që lamë pas. Me gjithë pandeminë, shqiptarët i kanë dhënë me shumë entuziasëm lamtumirë 2020-ës për të pritur një vit të Ri më të mirë, më shumë gëzime e pa andralla, sidomos pa pandemi.

Ylbere fishekzjarrësh dhe rrugë të boshatisura. Ndërrimi i viteve këtë herë nuk është festuar në mënyrë tradicionale, ndërsa festa është kushtëzuar nga masat anticovid. Me ndalimin e lëvizjes që në orën 20:30 mesnata ka gjetur në rrugët e qyteteve vetëm efektivët e policisë në postblloqe që kontrollonin makinat e rralla në qarkullim.

Mes shiut në një qytet dhe të ftohtit në një tjetër, festimet familjare këtë vit kanë qenë të detyrueshme edhe për shkak të mbylljes së bareve dhe restoranteve për të shmangur grumbullimet.

Një vit i pazakontë u mbyll ndërsa spektakli i fishekzjarreve u ndoq nga ballkonet.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com