• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër

by Frrok Çupi
05/02/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Për tre ditë, këtë të diele, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare.

Kosova i bën këto zgjedhje në kushtet e gjysmë- izolimit nga bota perëndimore. Qeveria Kurti e ka sfilitur dhe e ka shtënë vendin në një shteg të ngushtë pa dalje, pa aleatët perëndimorë, në një lak ekonomie, në një botë iluzioni e mashtrimi, në sanksione dhe neveri nga vetë fuqitë që i dhanë frymë dhe fuqi Kosovës që të bëhej shtet.

Albin Kurti po çmendet nëpër tribuna plot ulërima, arrogance dhe të pavërteta. Militantët e tij  kanë pushtuar faqet e mediave sociale dhe kërcënojnë cilindo që nuk do Kurtin. Europa ka ndërruar ‘kalin në lëmë’, domethënë zyrtarin që do të udhëheqë negociatat me Serbinë. Departamenti i Shtetit ka thërritur urgjent presidenten Vjosa Osmani.

Asgjë nga këto nuk ndryshojnë asgjë në Kosovën e dominuar nga VV e Kurtit. Akoma më keq do të jetë Kosova, nëse ditën e diele qytetarët e saj do të gabojnë rëndë.

Vetëm një thirrje e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë botën kosovare mes të keqes dhe jo- të keqes. SHBA u bëri thirrje drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës: ‘Mos e votoni Albin Kurtin. Të gjithë në Perëndim jemi kundër tij.. Mos u mashtroni!’.

Askund në botë aleati më i madh dhe më i afërt i një etnie shtetërore nuk e ka thënë kaq qartë çfarë duhet të bëjë me veten një popull, nëse nuk do që të gabojë. Një popull gabon, patjetër që ka të drejtë të gabojë, ka të drejtë sepse populli e paguan vetë gabimin. Kjo po peshohet këto tre a katër ditë në Kosovë.

Këtu mblidhen, si rrallë herë, të gjithë faktorët.

Kurti, faktori që përbën rrezik:

Ky këtu ka qenë, i njëjti. Solli kriza në Kosovë e në rajon, vuri në siklet të madh vetë aleatët si SHBA dhe BE, e la vendin pa investime, krijoji në botë paradigmën dyshuese se ‘u nxituam kur e bëmë’, e përkeqi emrin Kosovë si shtet i pabesueshëm, ngriu në akull çdo marrëdhënie me institucionet perëndimore, por edhe nuk dëshmoi qartazi se me cilin është në këtë botë. Qysh në fillim, Kurti kishte qenë kundër themelimit të shtetit kosovar, por kur e bënë të tjerët, ky tha ‘pse të mos marr lugën?’.

Serbia, që sa herë flitet, lidhet me Kosovën, është po ajo që ishte.

Veçse ka marrë vlera para komunitetit ndërkombëtar për shkak se Kurti ka qenë i padrejtë ndaj serbëve etnik në Kosovë dhe ndaj komunave serbe. Për Kurtin janë dy Serbi:

Njëra që e di ai vetë dhe tjetra që ua lëshon përpara kosovarëve popull. Për popullin ‘Serbia është e zeza, fqinj i keq, shkaktare edhe e vetë faktit se Kurti gënjen në çdo gjë që thotë. Populli jeton e ha bukën thatë me gëzimin se ‘po e mundim Serbinë’.

Ndërsa Serbia e dytë është ‘Serbia e Albinit’. Serbinë, Kurti e ka shpallur ‘regjim të Kosovës’. Çdo gjë, mirë apo keq, ekziston në Kosovë për shkak se ekziston Serbia.

Rich Grenell, diplomati amerikan, është i njëjti që ishte.

Ishte i dërguar i SHBA për rajonin në kohën kur u konstatua se Kurti ‘po i nxirrte rrënjët Kosovës’; dhe nuk u pajtua. Është i njëjti sot, veçse në një mision më lart e më pranë presidentit Trump. Pardje, Grenell, në emër të presidentit të SHBA bëri thirrje: “Hiquni me Albin Kurtin’. Sot ka thërritur në Uashington presidenten Osmani, me shpresë se ‘do të mund të bëjë ndonjë akt të mirë’.  Këta të Kurtit në Kosovë po mendojnë se ‘Grenell është Grenell, e ka me inat me Kosovën dhe me Kurtin’. Albini doli në frëngjinë e kullës dhe lëshoi piskamën kundër Grenell: “Pushkët i kemi plot…!’.

Të gjithë faktorët duken njësoj.

Por nuk është njësoj Donald Trump, president i Amerikës.

Kosova erdhi në këtë pikë për shkak se ‘ishin siç ishin’, domethënë ‘tërhiq e mos këput’, mblidhu në Bruksel, por nuk vjen Kurti, vendos BE po nuk zbaton Kurti. Prej kohe u kapën pas formulave të shteruara, procese ngritur mbi iluzion, marrëveshjeve bazuar në fantazi dhe Kosovë e mbytur nga gënjeshtra. Ajo epokë mbaroi; tani është Donald Trump.

Ky është ndryshimi. Trump  nuk është këtu për të lajkatuar, as për të zbutur, as për të ekuivoke, as për të lëshuar fjalë për Kosovën se ‘ju kemi në zemër, po deshët bindeni Kurtin se po iu merr në qafë’. Jo.

Donald Trump bën ndryshimin, ai është këtu për të vendosur tabelën.

Pardje, në atë tabelë u lexua hapur nga të gjithë: ‘Mos u mashtroni nga Kurti’.

Next Post
Sulmi me 11 viktima në Suedi, publikohet fotoja e autorit

Sulmi me 11 viktima në Suedi, publikohet fotoja e autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

September 28, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik, rreth 2 paund për litër!

September 28, 2026
Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

September 28, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

Kaja Kallas ngre alarmin në prag të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE: Rusia po planifikon akte të reja sabotazhi në Europë!

September 28, 2026
Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

September 28, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com