Për promovimin e maceve të Ankarasë dhe të nxitjes së dashurisë ndaj kafshëve, në qytetin turk të Pursaklarit u organizua Festivali Ndërkombëtar i Maceve të Bukura.
Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit ”Abdurrahim Karakoc”, morën pjesë rreth 200 mace.
Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.
Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar te raca, lloji dhe ngjyra.
Vendin e parë e mori një mace e racës Pamuk, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike e racës Pascal, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit një mace e racës Hercules.
Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime.
/b.d