• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kongres i pamëshirshëm për të gjithë

by Mero Baze
08/12/2023 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Socialistët patën sot një Kongres programor të tyre, i cili është një ngjarje e pamëshirshme për të gjitha palët, përfshi dhe vet socialistët.
I pamëshirshëm dhe cinik pasi partia ka për kryetar një njeri që në Dhjetor të 90 vrapoi të ishte udhëheqës i ndryshimit politik në Shqipëri dhe pas 32 vitesh mban në të njëjtën datë Kongresin e ish Partisë së Punës në ditën që asaj ju tronditën themelet dhe u shkërmoq për një javë.
32 vite më pas, partia e drejtuar prej tij është organizata më e frikshme elektorale që ka pasur ndonjë herë historia e Shqipërisë, nën një organizim efecient elektoral, që mbajnë nën kontroll thuajse 800 mijë vota të elektoratit shqiptar të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm .
Në mandatin e tyre të tretë i vetmi debat është se sa mandate të tjera do të marrin dhe jo nëse bien apo jo nga pushteti pas dy vitesh.
Kongresi është i pamëshirshëm, në raport me kundërshtarët e copëtuar, degraduar dhe mbi të gjithë të bërë qesharak si një politikë pa perspektivë sic ishte Partia e Punës më 8 Dhjetor 1990.
Sot në vend të saj është opozita që atëherë rrëzoi ish komunistët dhe simboli i kësaj kalbje është Sali Berisha, njeriu që e rrëmbeu fitoren e demokracisë si pronë private dhe sot po shkon para gjyqit historisë dhe atij penal për gjithçka çfarë i ka vjedhur këtij vendi, historinë, demokracinë dhe paratë e shqiptarëve. Dhe po shkon familjarisht pasi të gjitha deshi ti bënte pronë të familjes së tij.
Kongresi është i pamëshirshëm dhe me vet socialistët të cilët tashmë shumë pak shpresa të bënë politikë në partinë e tyre por ka shumë shanse të bëjnë karrierë për gjithçka. Ata janë tani një parti që mban përgjegjësi për rritjen ekonomike të vendit, e cila në të vërtet ka thyer çdo rekord me një GDP vjetor 24 miliard euro, dyfishi i vitit 2013, me një buxhet vjetor 7.3 miliard euro nga 3.5 që e kanë gjetur dhe me një turizëm që ka thyer çdo parashikim me 10 milion turist në vit.
Socialistët tani nuk janë më parti politike por një trup qeverisëse, dhe vetmi debat që ata kanë është kur do të fusin Shqipërinë në BE, kur do të arrijë rogën mesatare të BE dhe a do të mund të ruajnë vendin udhëheqës ndër vendet e Ballkanit perëndimor që po anëtarësohen në BE. Dhe kjo është një histori e pamëshirshme për të gjithë, kur mendon që më 8 Dhjetor ky debati u takon socialistëve ndërsa debati për mbijetesë politike u takon atyre që përmbysën komunizmin.
Arsyeja është e thjeshtë. Demokracia dhe tregu i lirë është një garë e hapur dhe nuk është një betejë që fitohet duke u përpjekur të marrësh monopolin polik të një partie dhe ta kthesh në pronë familjare. Opozitës shqiptare ja shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha.
Dhe ky është një leksion i hidhur dhe për socialistët tani të pa rrezikuar nga asgjë, se një ditë mund ti humbasin të gjitha, nëse nuk e hapin lojën për të gjithë.

/a.d

Next Post
“Fundi i trishtë”/ Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë! Ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana dhe Roma

“Fundi i trishtë”/ Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë! Ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana dhe Roma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In