• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fundi i trishtë”/ Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë! Ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana dhe Roma

by A M
08/12/2023 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Fundi i trishtë”, ku u vu në pranga baroni i drogës Gëzim Çela.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se Çela ishte në kërkim prej vitesh, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”

Njoftimi i policise

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Fundi i trishtë”, u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë shqiptare, Policisë kosovare dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Kapet në Kosovë dhe vihet në pranga, një shtetas i kërkuar prej vitesh, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Strukturat e Policisë së Shtetit, pas sigurimit të informacionit nga inteligjenca policore, se në Ferizaj, Kosovë, fshihej një shtetas i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, menjëherë e kanë shkëmbyer informacionin me Policinë kosovare dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Policia e Kosovës, bazuar në informacionin e marrë nga Policia shqiptare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Fundi i trishtë”, gjatë të cilit, në Ferizaj, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, lindur dhe banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”, pasi:

-Më datë 12.06.2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lendë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit  Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

/a.d

Next Post
Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

Shtrenjtohen çmimet e"shportës", ja sektori i ushqimeve që 'zbraz' xhepat e familjeve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

August 3, 2026
U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com