• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kastravec me Bajraktar

by Kimete Berisha
16/07/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Gjynah, Bajraktari!

Në fotografinë e Albin Kurtit që kishte për qëllim ta shfaqte superfuqinë e Kosovës, Bajraktari po duket si bojler.

E Albin Kurti si shitës krenar i bojlerit të vjetër, jo si blerës.

Bashkë me njërin komandant të FSK-së e kishin prekur Bajraktarin lehtas, sikur janë frikësuar mos po ia prekun sustën (‘mo Zot) e po niset droni në luftë, pa e pyetur Albinin.

Se, së pari blihet Bajraktari, pastaj mësohet shqiptari qysh me luftu me të.

Ministri i Mbrojtjes i rrinte karshi Bajraktarit, e ish fryer aq shumë sa dukej sikur do të lansohet personalisht në qiell!

Albin Kurti e ka zhveshur FSK-në nga forca, duke ia zbuluar forcën publikisht.

Kur nuk e tregon forcën – kur nuk tregon çfare ke, të mbron njëfarë misterioziteti, e kur del para dronit e forografohesh si me majmun në plazhin e vogël të Ulqinit, atëherē armën e bën të dhimbshme.

Bajraktari erdhi në Kosovë pasi ekspertët e ‘shpallën’ joefektiv, shkaku se s’la dron Rusia pa e rrëzuar në Ukrainë.

Armikun e kemi komshi, e turku që i shet Bajraktarët, nuk na ndan nga serbët.

Kur i ke armët e njëjta si të armikut, atëherë shtrohen dilema:

Nëse, larg qoftë, Bajraktari i Kosovës ndeshet në qiell me Bajraktarin e Serbisë, çka ndodh!

A janë krijuar Bajraktarët ta shkatërrojnë njëri-tjetrin!

Grahi kombajnës, më mirë. Neve na duhet buka dhe një Bajraktar i paqes, e jo një kastravec me një Bajraktar!

P.S. Nga Milan Radojiçiçi sigurisht e kanë marrë miratimin!

– Unë ty të buzëqesha si xhentëlmen.

– Po, edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen.

Next Post
Kapen “mat” tre shqiptarët në Itali, policia i gjen me kokainë në parking

Kapen “mat” tre shqiptarët në Itali, policia i gjen me kokainë në parking

Comments 2

  1. Bin Kusari (edhe Lila se për pak e harrova) says:
    3 years ago

    I ke folur me shumë “rezerva” Agjentit të SRB, që e keni zgjedhur “kastravec me bajraktar” oj Kimete…..
    Ne këtej, nga kjo anë e kufinit, nga atdheu apo mëmëdheu që quhet Shqipëri, (kësajë monstre që i drejtohesh ti, me këtë epitet tejet poshtërues për një njeri me karakter), i themi njëçikë më shqip, këtijë i themi “k……r me zile”.
    Ju përshëndes.

    Reply
  2. ppa says:
    3 years ago

    Bukur dhe sakte…por kujt ia thua? Me kete paraqitje si kalamajt e lagjes qe u mburren te tjereve, Kurti tregon se eshte delirant i pandreqshem dhe do i shkoj budallalekut te ti deri ne fund!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

October 23, 2026
“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

October 23, 2026
Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

October 23, 2026
16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In