• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kartolinë për fundin e Vitit

by Auron Tare
31/12/2024 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

“ Miku im, në vënd të një Kartoline për fundin e vitit po të dërgoj një lajm shumë interesant. Si një dashamirës i zjarrtë i natyrës që je, po të bëj me dije se këtu në Arkivën e Kopështit Botanik Mbretëror në Kew, kam gjetur një bimë me të cilën jam i sigurtë se mund të krenohesh. Eshtë lulja “Cardamine tepelenensis”

Një bimë endemike me prejardhje nga Tepelena për të cilën ti ma ke përmendur si vendlindja e Ali Pashës me bëmat e të cilit krenoheni shpesh. Jam i sigurtë se kjo Bimë që lajmëron ardhjen e pranverës do të gjejë vëmendjen e duhur në mbrojtjen e saj dhe do të jetë një dhuratë për natyrën e vendit Tuaj.

Një Vit të Mbarë në ruajtjen e natyrës Shqiptare

Sir Patrick F, OBE

I habitur me këtë mesazh të mikut tim të vjetër fillova të kërkoj më shumë mbi Lulen enigmatike nga Tepelena.
Kisha lexuar me parë mbi kërkimet botanike të botanistit Italian Antonio Baldaci i cili kishte eksploruar Jugun Shqiptar duke u ngjitur deri në lartësinë e Malit të Këndrevicës. Baldaci ishte i pari studiues i cili kishte identifikuar një tjetër bime endemike “Karafilin e Egër të Tepelenës”.

Po keshtu kisha lexuar edhe shënimet mjaft interesante të dy botanisteve britanike të cilët kishin kryer një ekspeditë në Jugun Shqiptar në mesin e viteve 30-të dhe zbulimet e tyre në botanikën shqiptare.
Por Lulen e Prillit te Quajtur “Cardamine tepelenensis” nuk e kisha hasur gjëkundi.

Në fakt kjo Lule pjesë e familjes së madhe të Cardaminve ishte identifikuar në 30 Prill të 1960, në Luginen e Luzatit ( luginë kjo që po përdoret sot si gurore) nga botanisti gjerman Meyer, nje koleksionist dhe me vonë kurator i Koleksionit Botanik te Universitetit të Jenës në

Gjermani. Prof. Meyer kishte dërguar një mostër ne Arkivin Britanik, i cili me sa duket e ka pjese te koleksionit te vet.

“Cardamine tepelenses” është një bimë e cila ka lule të vogël bardhë apo rozë dhe lulëzon nga Prilli deri në Shtator. Ka një sërë varietetesh por varieteti Tepelenses me sa duket është unik në llojin e vet.
Krahas Karafilit të Eger të Tepelenës një tjetër lloj endemik i identifikuar nga Antonio Baldaci e bën këtë bimë një vlerë të rëndësishëm botanike për Jugun Shqiptar.

Nuk kishte lajm më të bukur për të mbyllur një Vit me përpjekje për të mbrojtur natyrën dhe trashegiminë shqiptare se sa lajmi mbi “Cardaminen Tepelense” Lulja e cila lajmëron ardhjen e Pranverës.

Next Post
Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    I nderuar Tare.
    Gezuar vitin e ri.
    Shyqyr që na çove këtë kartolinë.
    Nuk po ta lë mangut.
    Po të uroj këtë vit që vjen, me këto rradhë :

    PORDHA

    Pordha me rigon
    Ndër pordhët me rradhë
    Na u fut në garë
    Për vëndin e parë

    Garën fitoi
    N’qafë Çeftikatë
    Me sy ja bënte
    Pordhësë me hudhër
    Që rrinte me sy unjur

    Xheloze u bë,
    Pordhë e syfyrit,
    Takat nuk kishte
    Për Vënd të parë,

    Qeshi lehtë
    Si pordhë fënduce
    Kampion u shpall
    Edhe ajo,
    Zu vënd të parë,
    Për KUTËRBIM,
    Mbushur aromë,
    Deri n’tërbim.

    U mërzit pordhë e Kalit,
    Mua, – nuk m’vlerësuat ?
    Mo u nxe,
    Tha kryetari KQZ-së,
    Ti je fitues
    Bile dhe i parë,
    Pordhë me zhurmë,
    Si ti nuk ka,
    Akustika më nuku mba,
    Tërmet bie,
    Kur pjerdh ti Kalë,
    Sa trëmbet çdo gjë e gjallë,
    Kot nuk thonë,
    Den baba den,
    Pordhi kali
    N’derë t’hanit,
    Shkonte zhurma
    Në skaj të xhanit

    Pjesa e dytë, mbas ngrënies së kaposh detit.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In