• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një kalë i bardhë vjen në Tiranë

by
27/05/2015 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet 80’, në Tiranë u bë shumë popullore një tekst i çuditshëm që kryesoi për shumë kohë hit parade-n e këngëve të liqenit: “E kam pas dash, unë një kal’ të bardhë…”. Ishte një kalë që duhet të vraponte me tipin/tipat që e këndonin me afsh, përgjithësisht shoqëruar nga një kitarë, pa pyetur për stonatura e gjithçka tjetër të teknikave vokale. Edhe atëherë nuk merrej vesh se çfarë lidhje kishte Tirana me atë kalë, pse duhej të vraponte në savanë dhe çfarë nënkuptonte metafora që bënte bashkë, edhe dashurinë, edhe kalin, edhe savanën, edhe vrapin e njërit mbi tjetrën, që bënte tekstshkruesi. Atë, atëherë nuk e njihte njeri, të drejtat e autorit nuk respektoheshin si dhe sot,  dhe me të drejtën e të qenit amatorë, secili mund t’i ndërhynte në tekst sipas dëshirës dhe mundësisë.

Misteri i djeshëm me kalë të bardhë është rikthyer sërish në Tiranë. Tek skarpati i Lanës, në pjesën që të çon tek pallati me shigjeta, ka nja dy javë që është shfaqur pikërisht një kalë i bardhë. Që herë kullot barin që nuk ujit bashkia, edhe del për shëtitje në rrugët që po vijëzon me të bardha rishtaz bashkia. Sot kishte ditën e pushimit sepse në dy segmentet rrugore anës Lanës nuk kishte asnjë makinë të parkuar, por shumë policë që duhet të garantojnë lëvizjen e kryeministrit serb që vjen në Tiranë. Kali i bardhë që zakonisht shihet si ogur i mirë, flinte i shtrirë mbi “ushqimin” e tij. Normalisht kuajt flenë në këmbë, por a mund të kërkohet normalitet kur ky kalë është bërë qytetar i Tiranës pikërisht në ditët e fundit të qeverisjes së kryeqytetit nga opozita? Sikur mezi pret të votojë. /L. V./

download

Next Post

Meta: Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj, por e ardhmja juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com