• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kafe pa faturë për Berishën

by Mero Baze
28/11/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I vetmi problem që ka Berisha me këtë “kafen” e më të votuarve në PD jashtë zyrave të PD, është që ta ndajnë mendjen nëse do jenë në PD, apo jashtë saj.

Fakti që disa individë në PD janë më të votuarit dhe nuk janë në krye të PD, është shumë më i rëndësishëm se fakti që ata mund të kenë ndërmend të bëjnë një debat të ri politik brenda PD. Vetë fakti që ata nuk janë në krye të PD, ka rrëzuar në një farë mënyre sloganin e Berishës në kohën e rimarrjes së PD pas shpalljes “non grata”, që ishte “më të fortë, më të bashkuar”.

Tani më të fortët nuk janë më të bashkuar me ekipin e PD, çka tregon shumë se e gjithë lëvizja e Berishës nuk ishte as për t’u bërë më të fortë, as për t’u bashkuar, por për t’u rikthyer ai në krye të PD si pronë private.

Kjo që ka ndodhur nuk është lëvizje. Ky është gjest. Dhe kur një gjest tregon më shumë se një mijë fjalime dhe komente për të fshehur gjestin, do të thotë se PD është përballë një problemi të madh, që ka të bëjë me faktin se ata që u përdorën nga Berisha për t’u rikthyer vetë në krye të PD, nuk e pranojnë më këtë që ka ndodhur.

Nuk pranojnë së pari fshirjen e parimit të meritokracisë brenda PD, duke lënë jashtë përfaqësimit ata që janë më shumë të votuar nga elektorati. Një parti më e fortë, natyrisht që bëhet nga ata që marrin vota më tepër, dhe fakti që ata janë në një kafene dhe jo në zyrat e PD flet qartë.

Nga ana tjetër ky është një dëshmi e përpjekjes së Berishës për ta paraqitur PD të bashkuar rreth tij, tani që është më e ndarë se kurrë. Dhe PD është më e ndarë se kurrë jo nga kafeja e këtyre, por nga pastrimi që ka nga shumë grupe brenda saj. Tani me Berishën ndihen të tradhtuar të gjithë, edhe radikalët, edhe ata që besuan broçkullat konservatore të Berishës, edhe ata që besuan se do vendoseshin norma demokratike, edhe ata që besuan se do kishte primare, edhe ata të rinjtë e shkolluar që iu bashkuan me idenë se do reformohej, edhe drejtuesit e Forumit Rinor etj. Pra PD nuk po e pastron kafeja e më të votuarve. Ajo është e pastruar. Këta thjesht kanë bërë një gjest publik për të treguar se nuk janë dakord me kënetën që kërkon të ruajë Berisha.

Dhe i vetmi shqetësim i Berishës ishte që ata duhet të shkonin në zyrë të tij. Aty brenda zyrës së tij ai është gati të pranojë gjithçka, të pranojë kritikat, të pranojë sulmet, të pranojë padrejtësitë që u ka bërë. Boll të jenë brenda zyrës së tij, ku ai është kryetar.

Ai do që edhe reformimi të bëhet nën udhëheqjen e tij.

Aty me Flamurin dhe Albanën, që kanë gjithë jetën që emërohen dhe nuk zgjidhen, vetëm që të votojnë Berishën kryetar, ai ndihet i sigurt. Kur thotë jashtë zyrës, ka parasysh që jeni jashtë partisë. Dhe kjo quhet një kafe faturën e të cilës ai nuk e njeh. Është duke u thënë se do paguani për këtë që po bëni.

Next Post
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

Comments 1

  1. Flamurin në Vlorë e ngriti Skenderbeu, sipas Flamur Nokës që TVSH e Eni Vasilit e modifikoi origjinalin duke gënjyer says:
    8 months ago

    Të gjithë këta reformatorët e PD, duhet të ruhen e të kujdesen për jetët e tyre personale, nga ndonjë “aksident” automobilistik (si Olldashi, rahmet pastë), nga ndonjë “kafe” (zv.ministri brendshëm Poni, ambasadori Tepshi, qofshin të dy për rahmet).
    Saliu “ju don fort” por ruani mirë kokën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

July 24, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, pritet fjalimi që e paralajmëroi më herët

July 24, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

July 24, 2026
Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

July 24, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In