• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kacafytje e panevojshme politike mes SPAK dhe qeverisë

by Mero Baze
16/12/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja mes SPAK dhe kryeministrit Edi Rama duket se po futet në një kacafytje inatçore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar deri në gjykim masën e kërkuar nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pas ditës së parë të punës prej saj, SPAK i ka kërkuar Kuvendit autorizim për të çuar në GJKKO kërkesën për arrest me burg për Belinda Ballukun, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka caktuar 22 janarin e 2026 si datë për shqyrtimin e masës së parë të kërkuar nga SPAK.

Beteja po kalon në një kacafytje inatçore dhe pa sens, pasi qeveria nuk ka refuzuar masën e dhënë nga SPAK në rastin Balluku. Qeveria e ka pezulluar zonjën Balluku dhe i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nëse SPAK ka të drejtë të pezullojë një zëvendëskryeministre apo jo. Kërkesa nuk ka të bëjë me zonjën Balluku, por me parimin nëse SPAK mund të ketë vijë të kuqe të ndërhyjë në këtë pikë apo jo. Dhe Gjykata u shpreh se, derisa ta gjykojë ajo kërkesën që në thelb nuk ka të bëjë me problemet e Ballukut me drejtësinë, por me problemet e SPAK me pushtetin politik, i ka hequr pezullimin.

Pas kësaj do të ishte normale që të gjithë të prisnin 22 janarin, për të marrë fillimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej kacafytjen politike.

Akti i sotëm i SPAK tregon se ata i qëndrojnë idesë që duhet të jenë në betejë politike me qeverinë dhe nuk janë të kompleksuar fare nga procesi në Gjykatën Kushtetuese.

Për një moment ta zëmë se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë SPAK më 22 janar. Atëherë cila masë qëndron për Ballukun, ajo që kërkojnë sot, apo ajo që kanë kërkuar disa javë më parë?

Ky mishmash ligjor, vetëm për t’u treguar se kush është më i fortë, po e kthen betejën e SPAK me pushtetin politik si betejë gladiatorësh, që po humbet standardet që duhet të vendosen dhe që në një farë mënyre janë vendosur edhe më parë me gjykimin e zyrtarëve të lartë.

Normale do të ishte të pritej data 22 janar, dhe nëse SPAK e fitonte atë betejë, nuk kishte nevojë për këtë masën e propozuar sot. Nëse e humbiste, natyrisht që mund të provonte edhe këtë masë, apo më të rëndë a më të lehtë, por mund të mos ishte nevoja, pasi zonja Balluku pastaj mund të jepte dorëheqje.

Kështu që nuk kishte më nevojë për gjithë këtë spektakël.

Se kjo nuk është betejë vetëm me qeverinë, por edhe me gjykatat e vendit, dhe në rastin konkret me Gjykatën Kushtetuese, të cilën nuk e komandojnë dot si GJKKO, që e kanë në përgjim 24 orë pa autorizim.

Pra SPAK ka reaguar si një aktor i pakënaqur nga Gjykata Kushtetuese dhe ka rënduar masën e sigurisë si një reaksion kundër Gjykatës Kushtetuese. Kjo tani nuk është më procedurë, por është betejë edhe me gjykatat që SPAK nuk ka nën kontroll.

E gjithë kjo lë shijen e një beteje inatçore, e cila mund të shmanget vetëm duke respektuar procedurat që ka nisur vetë SPAK dhe që janë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Të mbarojnë njëherë punë më 22 janar, pastaj nëse fiton SPAK, s’ka nevojë për masa të reja, dhe nëse fiton qeveria, natyrisht do ketë zhvillime politike për t’i hapur rrugë drejtësisë. Por jo kacafytje inatçore.

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Imuniteti si strehë apo dinjiteti si zgjedhje

Comments 4

  1. Të jem si Rama, dergoj vëndin në zgjedhje të parakoheshme, dhe duke shkrirë në furrnaltë SPAK-un says:
    2 months ago

    Sherbimi i fundit i Altin Dumanit, që po i bën Sali Berishes mbasi e degradoi SPAK duke e kethyer si armë në duart e koçicoxistave të sigurimit të shtetit të tipit Nevzat Haznedar, për të goditur padrejtësisht, qeverinë dhe njerezit e punës, duke tentuar grusht shteti medemek ligjor, për të konsoliduar pushtetin e tijë (Altin Dumani) si puçist për të këthyer këtë vënd në Republika SPAKISTE.

    Reply
  2. Michelin says:
    2 months ago

    Një pyetje për zotin Klodian Braho – drejtues i Ri i SPAK dhe zotin Manjani, si jurist ekselent.
    Për 21 janarin, është folur e sterfolur, thënë e stërthënë, dhe në këtë janar, bëhen plot 15 vjet nga krimi i rëndë.
    Krimineli Sali Berisha, nuk është denuar.
    Çështja penale e këtijë shekulli me KATËR të vrarë para zyrës së KRYEMINISTRIT, Sali Berisha, akoma nuk është zbardhur.
    Pyetja është :
    SPAK, a mund të fillojë, me inisiativë, çeshtjen penale, në ngarkim të prokurorëve, që kanë zvaritur këtë çështje për 15 vjet ?
    Çfarë vepre penale do ti penalizonte këta prokurorë ?
    A ka fuqi SPAK, të hetojë prokurorë të SPAK, për 21 janarin, e që vazhdojnë të jenë në detyrë akoma në ASPAK ?
    Mendoj që Po.
    Në se mundeni, jepini përgjigje publike një anonimi të vlefshëm si Nest Angoni, por pa shpifje e tijë.

    Reply
  3. ccc says:
    2 months ago

    Hordhite ne SPAK, BKH e GJKKO synojne paralizimin e qeverisjes e zhvillimit te vendit, nxitjen e pakenaqesive e destabilitetit, kercenimin e sigurise kombetare. Nuk kane hallin e korrupsionit jo. Per llogari dhe me garanci te kujt e bejne, dreqi e di. Me sa une kuptoj keto institucione kane kaluar kufirin e tyre dhe po operojne me teritore qe duhet t’i monitoroj SHISH. Nuk e di ajo Lokja nga Kosova ne krye te Sherbimit a ka degjuar ndonjehere per misionin, detyrat e prioritetet e institucionit qe drejton?!

    Reply
    • Gramatikoi says:
      2 months ago

      Mirë ike thënë o ……CCC….”Nuk e di ajo Lokja nga Kosova ne krye te Sherbimit a ka degjuar ndonjehere per misionin, detyrat e prioritetet e institucionit qe drejton?!”
      Shumë gjatë dhe shumë anash po i bie.
      Po deshe, atë Loken, ndryshoje, shkruaje ajo Nana, apo Plaka, apo Top Modelja, apo çfarë të duash, sepse, gjysma e veriorëve,germën “k” e shqiptojnë “q”, kështu që i ndryshon kuptimin dhe kalon në tallje,sepse psh,Kuksianet, mërditorët, trapajont, elexojnë “loqja”.

      Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In