• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një jetë në shërbim të Zotit, dijes dhe bashkëjetesës!

by Anastas Angjeli
25/01/2025 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anastas Angjeli

Me hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr.Anastas Janullatos. Një figurë madhore e shpirtit, mendimit dhe humanizmit, ai i kushtoi jetën e tij ringritjes së Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe promovimit të vlerave universale të paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës.

Kryepeshkop Anastasi erdhi në Shqipëri në një periudhë të vështirë dhe, falë vizionit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, udhëhoqi me sukses rindërtimin e plotë të Kishës Ortodokse. Ai predikoi jo vetëm forcimin e besimit fetar, por edhe rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare, duke e promovuar Shqipërinë si një model unik të harmonisë fetare në botë.

Përveç rolit të tij si udhëheqës shpirtëror, Kryepeshkop Anastasi ishte një mendimtar i shquar dhe kontribuues i madh në fushat e filozofisë, teologjisë dhe shkencës. Si autor i shumë librave teologjikë dhe filozofikë, idetë dhe shkrimet e tij frymëzuan breza të tërë studiuesish e besimtarësh, duke u përqendruar te thelbi i jetës shpirtërore dhe misioni i dashurisë universale. Si profesor në disa universitete ndërkombëtare prestigjioze, ai ndau dijet e tij me studentë nga mbarë bota, duke u bërë një urë lidhëse ndërmjet mendimit perëndimor dhe lindor.

Ai ishte gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës, duke dëshmuar njohjen ndërkombëtare për veprën dhe arritjet e tij të shumta. Përkushtimi i tij për dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar mbetet një trashëgimi e paçmueshme për brezat e ardhshëm.

Në mendjen dhe zemrën time mbeten kujtimet dhe mbresat më të mira nga takimet e zhvilluara me Hirësinë e Tij, veçanërisht takimi i fundit pesë ditë para shtrimit të tij në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ato momente mbeten për mua dëshmi e karakterit të tij të përulur dhe frymëzues, një shembull i gjallë i përkushtimit dhe dashurisë hyjnore.

Largimi i Kryepeshkopit Anastas lë pas një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij shpirtërore, filozofike dhe njerëzore do të jetojë përgjithmonë. Në këtë moment zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për Kishën Ortodokse dhe gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur këtë figurë të jashtëzakonshme.

I përjetshëm kujtimi i fortlumturisë së Tij!

Next Post
Gjenden drogë, armë e municion luftarak, arrestohen dy vëllezërit në Mirditë

Gjenden drogë, armë e municion luftarak, arrestohen dy vëllezërit në Mirditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In