• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

Në Kujtim të shkrimtares durrsake Viktori Xhako me emrin e Artit alias, Zhrozh SAND, e cila u nda sot nga jeta

by A R
03/08/2026 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Raimonda Moisiu Sade

Ndarja nga jeta e Viktori Xhakos është një lajm i trishtë që ka prekur thellë miqtë, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Humbja e një mike dhe kolege të shtrenjtë si Viktori Xhaka lë pas një zbrazëti të madhe, por edhe një dritë të pashueshme përmes kujtimeve dhe trashëgiminë e saj krijuese letraro-artistik që ajo na dhuroi. Viktori Xhako alias Zhorzh Sand nuk ishte thjesht një bashkëpunëtore e shkëlqyer; ajo ishte mishërimi i mirësisë, i përkushtimit dhe i energjisë pozitive që ndriçonte çdo mjedis ku ndodhej. Shquhej për thjeshtësinë e jashtëzakonshme në çdo bisedë dhe sjellje, dhe e shihte letersinë si një mënyrë të sinqertë për t’iu afruar e biseduar njerëzve, la pas miqësi të vërteta dhe një shembull të bukur kolegeje. Pata fatin ta takoj dhe ta intervistoj personalisht, duke zbuluar një njeri me shpirt të madh dhe një thjeshtësi që të afronte menjëherë. Intervista me të mbetet një dëshmi e qartë e dashurisë së saj për fjalën e shkruar dhe respektit që kishte për këdo që e rrethonte. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat e atyre që e njohën dhe e lexuan. Në rrugëtimin profesional, Viktori Xhako alias Zhorzh Sand u dallua për integritetin e lartë dhe pasionin e palodhur, ajo kishte aftësinë e rrallë për të bashkuar njerëzit, duke ofruar gjithmonë mbështetje, urtësinë e saj, dhe një buzëqeshje inkurajuese në ditët më të vështira. Si kolege, ajo ishte një shtyllë e besueshme; si mikeshë, një shpirt i bukur  dhe bujar që diti të falte vetëm dashuri dhe mirësi pa kushte. Viktori Xhaka ishte një shkrimtare dhe kolege e dashur, me ndarjen e saj nga jeta, ajo  na  la pas trishtimin, por dhe kujtime të bukura. Ndonëse e përcjellim me dhimbje, trishim e lot, z do të kujtojmë gjurmët e bukura që ajo la pas. Viktori Xhako do të jetojë gjithmonë në zemrat tona përmes punës së saj, vlerave që na transmetoi dhe miqësisë së sinqertë që na dhuroi.

Bota-tjetër e shkrimtares dhe poeteshës durrsake, Viktori Xhakos alias-Zhorzh Sand.

Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako që njihet me pseudonimin e artit letrar, Zhorzh Sand, ka lindur në qytetin e Durrësit. Prindërit e saj kanë qenë model në jetën e tyre me gjithë varfërinë e tejskajshme edhe për vajzën e tyre, Viktorinë. Poetesha durrsake në moshën 9 vjeçare lexoi romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë” që i la shumë mbresa të cilat vite më vonë i hodhi në vargje. Që nga ajo kohë Viktori Xhako-alias Zhorzh Sand nuk ka pushuar së lexuari, dhe filloi të shkruajë që në moshën 17–18 vjeçe. Krijimet e para letrare të adoleshencës nuk ia ka treguar njeriu, përveç shoqeve, nuk ka patur as ambicie, as inkurajim, dhe ato të gjitha kanë humbur, më pas nisi universitetin, në fakultetin -Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Në vitin e dytë të universitetit lind fëmijën e pare, dhe ashtu nënë me fëmijë mbaroi universitetin në kohën e rregullt për 4 vjet. Ka qenë mësuese e letërsisë në gjimnaz deri sa emigroi  jashtë vendit. Gjatë kohës së mësuesisë asnjë varg nuk ka shkruar, përveç tri tema për sesionet shkencore të arsimtarëve: -Bota e femrës në romanin “Bota ime”, -Një bisedë me personazhet e vëllimit me tregime “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, -Heroi pozitiv tek romani “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” Më 9 mars 2010, pas një heshtjeje 42 vjeçare, rinisi të shkruajë dhe që prej asaj dite nuk ka pushuar së shkruari. Në prill 2011-ë botoi në Tiranë vëllimin e parë poetik “Zemër e ngrirë” dhe në maj 2012-ë botoi vëllimin me tregime “DORA E JETËS”, njëkohësisht edhe vëllimin e dytë poetik “TAKOHEMI NË QIELL”. Prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, merret me lulet, shkruan dhe lexon., dhe unë pata kënaqësinë të bisedoja me këtë shkrimtare e poeteshe vitale e tejet të ndjeshme. *(Redaksionale e intervsistes, nga R. Moisiu)

Lamtumirë- Poetja  e Mencurisë, Urtësisë, Dashurisë dhe Dhimbjes!

Lamtumirë mikja ime e mrekullueshme  Viktori Xhako –Zhorzh Sand!

Të Ikurit si Ti mbeten Jetësisht të ardhur!

Ti do tè mbetesh perhere Poetja, dhe Shkrimtarja durrsake mishërimi i mirësisë, i përkushtimit dhe i energjisë pozitive që ndriçonte çdo mjedis letrar e shoqeror!

Prehu e qetë mes ëngjujve të Parajsës!

Qofsh e  paharruar! Ëngjëjt të këndofshin në çdo agim!

U prehtë në paqe!

Pranë familjes Xhako

Raimonda Moisiu-Sade

Author/Freelancer

Florida USA

Next Post
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In