Për të shtatën ditë me radhë, qytetarët vijojnë të protestojnë kundër rritjes së çmimeve, ndonëse numri i qytetarëve që i bashkohen duket se është çdo ditë e më i vogël.
Në Tiranë një grup qytetarësh u mblodhën në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej, ndërsa po marshojnë drejt kryeministrisë. Me pankarta në duar, ata kërkojnë uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe të çmimit të naftës, ndërsa masat e marra nga qeveria i konsiderojnë të pamjaftueshme.
“Për të njëjtën arsye i jam bashkuar protestës. Nëse kjo barrë bie mbi prindërit tanë, bie edhe tek ne. Janë rritur ushqimet”, u shpreh një tjetër.
“Kam ardhur çdo ditë. Kërkojmë ulje e çmimeve, është ulur nafta, por çmimi i ushqimeve vijon të rritet. Protestat do vazhdojnë derisa çmimet të ulen”, tha një protestuese.
Një numër i pakët qytetarësh janë ngritur duke protestuar edhe Dibër, ndërsa në Shkodër, tubimi i qytetarëve dështoi, kjo për shkak të përfshirjes së politikës, konkretisht përfaqësuesve të Shtëpisë së Lirisë.
/b.h











