• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një italiane në Durrës, historia e Giuseppina-s që u dashurua me emigrantin shqiptar

by Java News
19/02/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e bukur dashurie me Edvinin, një emigrant shqiptar në Itali ndryshoi krejtësisht jetën e Giuseppina Ciccociopo-s, apo Pinës siç e thërrasin.

Ajo lë Italinë dhe zhvendoset në Durrës për të jetuar e shkolluar edhe vajzat e tyre.

– “Domethenë pas burrit u dashurove dhe me Durrësin?

Giuseppina Ciccocioppo: Po! Me Durrësin dhe Shqipërinë se ka shumë vende të bukura. Bashkë me gocat 16 dhe 14 vjeç jetojmë këtu. Tani bëjmë të kundërtën, shkojmë për pushime në Itali. (Kur jemi atje, vajzat pas 2 ditësh kërkojnë të kthehen këtu.)”

Me një shqipe për t’u pasur zili dhe nga një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë, ajo tregon se e dashuron jo vetëm ushqimin dhe mikëpritjen e vendasve, por edhe gjuhën si një element i fuqishëm i identitetit shqiptar.

“Ne në shtëpi flasim vetëm italisht. Kam akoma pak probleme me gjuhën se unë nuk kam bërë asnjë kurs, asgjë. Vetëm e kam dëgjuar, memorizuar dhe kam nisur për ta folur.”

Prej një muaji, italiania është betuar mbi Kushtetutë se do të jetë një qytetare e denjë e Shqipërisë.

Giuseppina Ciccocioppo: “Herën e parë erdha në vitin 2005 dhe nga atëherë deri tani Shqipëria ka ndryshuar komplet. Edhe Durrësi ku jetoj ka ndryshuar. Mora shtetësinë shqiptare se jetoj e punoj këtu. Tani Shqipëria është si shtëpia ime.” 

Sa më shumë e njeh vendin, aq më pak arrin të kuptojë pse shqiptarët duan vazhdimisht të ikin nga Shqipëria, që për të ofron mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi. Përmes agjencisë imobiliare që ka, Pina synon të sjellë sa më shumë të huaj që të investojnë në vend.

“Kërkesa ka shumë. Duan dhe për aktivitete. Kërkesa për shtëpi pushimi ka jo vetëm nga Italia, po dhe nga Anglia, Spanja, Hollanda, Polonia. Ka dhe shumë kërkesa nga Çekosllovakia. Këtë vit sektori turistik ka një rritje të mirë se vendi është super.”  

Dashuria për Shqipërinë nuk është e verbër. Ajo pranon se ndër të tjera, jeta dhe biznesi përballen me dy probleme të mëdha, mungesën e fuqisë punëtore dhe cilësinë e shërbimeve.

Çdo ditë e më shumë komuniteti i italianëve që zgjedhin Durrësin për të jetuar po zgjerohet. Kjo e gëzon dhe me shaka thotë se nuk janë vetëm pensionistë të ardhurit nga vendi i saj.

“Kam një shoqen time që ka hapur një qendër të madhe estetike dhe jeton me familjen e saj. E ka edhe burrin italian, jo si unë….  Edhe këtu sipër agjencisë janë dy mjekë italianë të moshës sime. Nuk jemi vetëm pensionistë. Kemi dhe forca të reja.”

/s.f

 

Next Post
TAP/ Minxhozi: Investim madhor, por Shqipëria e papërgatitur për t’i marrë qoftë edhe një pikë gaz

E shkruar më 3 mars (në darkë)...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In