Prej kohësh qarkullon lajmi se në nivelet më të larta në Britaninë e Madhe ekzistonte një rrjet i mirëorganizuar pedofilësh.
Pas skandalit të prezantuesit të njohur, Jimmy Savile, i ekspozuar si një abuzues në një shkallë që ka tronditur mbarë botën, një tjetër emër del në skenë.
Ai është Edward Heath, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe.
Në gusht të këtij viti, disa forca policore kanë nisur hetimet për akuzat se Heath ka abuzuar seksualisht me fëmijë.
Pikërisht më 4 gusht, Mirror botoi dëshminë e një personi, i cili thotë se është përdhunuar kur ishte vetëm 12 vjeç.
Kryeministri e përdhunoi në apartamentin e tij në Mayfair në vitin 1961.
Si për të shtuar akoma më shumë dyshimet, mediat raportojnë se Heath ishte pjesë e një grupi pedofilësh, pjesë e të cilit është famëkeqi Jimmy Savile.
Sipas Mirror, Heath madje e mbështeti Savile që të merrte një nderim mbretëror, edhe pse kryeministri përpara tij e kishte refuzuar propozimin që Savile të nderohej me nderin më të lartë OBE.
Pak pasi mori detyrën, Heath bëri të mundur që Savile të merrte këtë nderim, madje shkoi edhe në një nga emisionet e Savile.
Për ironi, sipas Mirror, Heath ishte i pranishëm në dhjetëra takime të grupimit Shkëmbimi i Informacioneve për Pedofilët.
Heath vdiq në moshën 89-vjeçare, në vitin 2005.
Ai nuk u martua kurrë.
Gjithmonë kishte spekulime për seksualitetin e tij. Shpesh thuhej se ishte gej, por ai nuk e pranoi kurrë publikisht.










