• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë

by Frrok Çupi
01/05/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Miku im përgjegjës në redaksinë e gazetës ka disa ditë që më kërkon një intervistë. I thashë se ‘ jam vetë gazetar e nuk shkon të përgjigjem në intervistë’, ai megjithatë këmbënguli. Më në fund më dërgoi pyetjet. Pyetja e parë: “Ilir Meta, vallë pse edhe mbasi e reformoi, prapë e përzuri nga PL?” E pashë se s’ kisha çfarë të përgjigjesha. Të hyja në allishverishet e Monikës e Ilirit? Pas gjithë këtyre thagmave të tyre, tashmë të vjen edhe si ndotje të rrish të merresh me emrat dhe bëmat e tyre… U ndieva keq. Po c’më duhet mua se si e rinovojnë ata njëri tjetrin, e pastaj e hedhin, e pastaj e presin… Mirë, ne të medias, po c’hyn në punë vallë lexuesit nesër? Nisa të tmerrohem. Iliri dhe Monika, janë dy enë komunikuese me të njëjtën lëndë që është paraja, korrupsioni, vilat e pajusifikuara, beutyline, shkollat në Londër, blloku i zi, dyshimet për vrasje dëshmitarësh në krim, vila me 9 banja për macet, loobing në Amerikë me para nga kanale të pista, dhe më në fund budallëku e marrëzia që u ka shpërthyer të dyve…

E çfarë të shkruhet në një intervistë për këta dy njerëz që as na vlejnë, i vlejnë vetëm hetimit të krimit. Po vetë secili lexues i medias, që nga bariu deri te gjyqtari, tashme i di më mirë se kushdo. Meta, Monika, Saliu, Liria…, janë ata që po priten të paguajnë për krimet e kryera… Po sa lezet u ka mediave që vërtisin nëpër dhëmbë vetëm këta! Vanitet. Si të përgjigjesh

Pyetja tjetër: po për situatën e Ilir Metës si mendon?

Uau! Unë të nis të mendoj për Ilir Metën? Apo dikush tjetër, qoftë edhe një lexues i thjeshtë. Çfarë kishte njeriu për të menduar për presidentin e Republikës, e mendoi, e gëlltiti, e analizoi, e neveriti, e shau, e shpifi, e braktisi… Kaq shuma është i ngarkuar njeriu këtu më bëmat dhe pamjet e këtyre, sa më vjen çudi se si mediat- aty se aty. Nëse mund të dëshmojë mbi gjendjen e Metës është vetë ajo që po bën Meta. Mbi shtylla, nën mace, me raki, me shëmtim në konferenca, me këngë banale, me kërcënime për SPAk… I çakërdisur pa fund. Po ku ka regjisor, e jomë gazetar, që e bën këtë film më mirë se Ilir Meta. Lëreni këtë fatkeqësi ta dëshmojë vetë autori.

Pyetje tre: A ka frikë nga SPAK? A vallë nga frika e sulmon SPAK-un.

Nuk di çfarë them. Në gazetarinë tonë ka hyrë ilegalisht ‘turjela’ ë kërkon të lexojë mendjen e atij tjetrit dhe të thotë se ‘ këtë ka në mëndje’. Po ku ta dish, ndoshta Meta është edhe i gëzuar kur sulmon SPAK-un. Se me çrregullimet që ka pësuar e manifeston, ai edhe mund të jetë i lumtur që të shkojë në burg. Tani jeton në një hotel luksoz te Liqeni i Thatë, por nesër mund t’ i duket si hotel vetë qelia. Atëherë vallë, si mund të përgjigjem Si shumica njerëzore, që nga frika edhe shan, edhe vret, edhe tërbon- kjo mund të vlejë edhe për Ilir Metën. Por duhet pyetur ai. Unë mendoj se Drejtësia i ka mbledhur hesapet, njërin po e mban në katin e tetë, tjetrin po e mban me gjithë grua varur te frika. Janë në sy të të gjithë botës, asgjë nuk ka mbetur pa zbulua, as frika as marrëzia… Çfarë mund të thuash më shumë?

Sa hapësirë po u japim!

Next Post

Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç. Ekspertët: Janë të shkujdesur në timon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In