• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “Imam Babaxhan” që po bën hatanë, prokuroria duhet të nisë hetimet

by Denis Dyrnjaja
04/05/2020 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja 

Loja publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, është loja më spekulative në mos më e ndyrë shpirtërore dhe njerëzore. Një imam po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë.

Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur.

Këto raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhurojnë kontribute të vazhdojnë të kontribuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre. Dhe ajo që kërcet dhe tregon realitetin e maskuar është se imami bamirës një ditë të bukur na u bë edhe pronar i madh, se bleu një spital privat.

Në rutinën e informacioneve të ditës më ra në sy edhe një lajm ku imami bamirës ndërsa bën qokën e radhës publike të bamirësisë e fton një grua, që ishte në kushte varfërie, të shkonte në spitalin privat dhe sqaronte se atje vizitat janë me pagesë, por ka dhe raste që mund të bëhen falas. Ajo që më bëri përshtypje në këtë histori është fakti sesi një imam shndërrohet në pronar spitali me donacionet e shqiptarëve?!

Pra praktikisht ka diçka që nuk shkon. Ose aksionerë të këtij spitali duhet të jenë donatorët të cilët kanë dhuruar me zemër paratë e tyre për bamirësi, ose spitali që është blerë me paratë e tyre nga një fondacion bamirës duhet të ofrojë sherbime falas.

Ndryshe i bie që ky imami po na del super tregtar dhe menaxher me paratë e të tjerëve, pra një xhongler tipik si ata që kemi parë shpesh me mashtrime formash piramidale apo skema fajdesh, thjeshtë ky ka fatin të ketë ombrellë besimin ndaj të cilit njerëzit shfaqen të përulur.

Pra ky “Imam Babaxhan” me paratë e të tjerëve, po bën edhe famë edhe pasuri. Jam i sigurt që familjet në nevojë që kanë përfituar janë kundër kësaj që them, madje mund të marr edhe mallkimin e tyre, por jam jam i bindur se në këtë aferë me sfond bamirësie janë më shumë ata që janë mashtruar. Koha do ta tregojë nëse prokuroria do të hetojë!

Next Post
Dvorani i përgjigjet Metës: Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, nuk ka kompetencë

Dvorani i përgjigjet Metës: Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, nuk ka kompetencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In