• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ide që mos na vrasin më në rrugë apo lagje

by Dritan Hila
26/06/2021 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Vrasjes së ndodhur në autostradën e Vlorës ku një makinë e drejtuar nga tre të rinj i mori jetën një familjeje të tërë është nga ato që tronditin opinionin. I cili në reagim reaktiv pasi i lë fajin qeverisë, nuk e vret mendjen dhe pas tre ditësh e harron.

Ca që e mendojnë dy gisht më gjatë ia ngecin policisë. Në fakt policia shqiptare nuk ka çfarë bën më shumë. Ajo është e keqpaguar, e keqtrajtuar dhe e keqinterpretuar. E pakët në numër për një popull të harbuar që lirinë e ka ngatërruar me anarshinë; e tradhtuar shpeshherë nga shteti që i pushon nga puna sa herë i duhet të bëjë reforma, duke i lënë në mëshirën e krimit; e përbuzur nga gjykatat që lirojnë shkelësit e ligjit, ne duhet ta falënderojmë edhe për kaq sa bën.

Dikush rekomandon edukimin. Dakord në planin afatgjatë, por kjo nuk vlen për vrasësit e rrugëve. Atyre dhe prindërve të tyre nuk është se u mungon mundësia për shkollim dhe edukim. Thjesht u duket se derisa ajo mënyrë jetese dhe ato tru që kanë, i kanë sjellë në stadin ku mund të vrasin e presin dhe jeta e njeriut vlen sa një rrogë e keqpaguar mujore, atëherë nuk kanë nevojë për më shumë edukatë. 90% e pasanikëve shqiptarë kanë një nivel kulturor të vajtueshëm, ndaj nuk mund të presësh që trashëgimtarët ta ngrenë stekën më lart.

Po cila mund të jetë rrugëzgjidhja, meqë nga një anë kemi murin e të drejtave të njeriut dhe nga tjetra korrupsionin?

Ka një rrugëzgjidhje dhe ky është represioni.

Është një ide e vjetër në strukturën ushtarake të shtetit shqiptar, por që tashmë duhet të marrë rrugë: Ne duhet të krijojmë trupën e xhandarmërisë, karabinierisë apo policisë ushtarake, le ta quajmë si të duam. Dhe nuk do të na kushtojë shumë.

Aktualisht Shqipëria ka disa mijëra ushtarë. Duke qenë se nuk mjaftojnë as për luftë e as për punë, ndoshta një numër prej tyre duhen kthyer në rolin e policisë ushtarake. Ky të shërbejë edhe si një stacion për trupat komando që në ditët e sotme pasi mbushin moshën, i hedhim në rrugë pasi i tillë është sistemi i karrierës.

Banesat e tyre duhet të jenë në sistem kazerme të ndërtuara brenda reparteve. Aktualisht ushtria ka prona pa fund të cilat mund t’i shkëmbejë me blloqe banimi me ndërtues që jam i sigurt se do të pranonin kleringun tokë për pallate.

Gratë e tyre mund të punësohen në sistemin e ushtrisë.

Karriera e tyre nuk do të ishte e ndikuar nga sistemi aktual pasi arma do të kishte funksion të dyfishtë civil dhe ushtarak. Ndërsa avancimi në karrierë dhe dalja në pension të ishte e fiksuar me kod. Ky sistem i mbyllur do t’i bënte vështirë të prekshëm nga korrupsioni.

Një numër prej 3.000 vetash do të mjaftonte të mbulonte pikat nevralgjike të republikës, aty ku krimi tashmë ka trembur drejtësinë dhe policinë, si dhe të kontrollonte arteret kryesore rrugore ku ligjin e bëjnë makinat 100 mijë euroshe.

Ndoshta duhej parë edhe një sistem drejtësie ku tipat që do të arrestonte policia ushtarake, të gjykoheshin nga një trupë ushtarake, e cila do kishte një lidhje organike me këtë sistem, me privilegjet e tyre dhe me imunitetin e tyre.

Gjithë sa më sipër është një trajektore që e kanë pasur më parë edhe shtete të zhvilluara, në momente destabiliteti. Por dua të bie vetëm një shembull nga Kroacia.

Pas luftës në Ish-Jugosllavi, krimi i organizuar i ish-ushtarakëve apo ushtarëve që kishin kaluar në ferin e luftës, mori krahë në republikën e re. Dhe nuk ishin braca qytetesh shqiptare që as dinë të qëllojnë, as të vrasin, as të drejtojnë makinën, madje as të pinë tamam hashash, por njerëz të stërvitur me luftën dhe trafiqet e nëndheshme.

Zgjidhja u dha nëpërmjet policisë ushtarake. Bashkëkohësit tregojnë se kur dilnin fuoristradat e Vojna Policija nëpër rrugë, dridhej qyteti.

Po ashtu italianët sa herë kanë probleme të nxehta ia besojnë karabinierisë. Dhe kështu me radhë.

Kurse situata e krimit në Shqipëri dhe shthurja që ka marrë psikologjia jonë, kërkon medoemos një gjetje. Policia tashmë nuk ia del dot e vetme. Ne nuk mundemi të ndryshojmë apo vetedukohemi pa diktatin e shtetit. Ndaj diçka duhet bërë./dritare.net

Next Post
Shenjat e horoskopit që do kenë korrik të bukur

Horoskopi/ Seicili nga këto 5 shenja ka lindur për të qenë i/e pasur

Comments 1

  1. Lui says:
    5 years ago

    Plotesisht dakord..!!!

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

January 13, 2026
Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In