• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ide joshëse: T’i jepet Ramës një mandat i dytë!

by Java News
29/10/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klementin Mile*

Qëkurse Henri Çili publikoi shkrimin e tij “Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë” ka patur një lumë reagimesh nëpër media të shkruara dhe vizive, më së shumti duke e sulmuar autorin e shkrimit. Nuk dua të merrem aspak me këto sulme, as me arsyet që paraqesin, as me motivet e sulmuesve. Gjithashtu nuk dua të merrem fare me çështjen nëse kishte apo jo të drejtë Çili për mandatin e dytë të Ramës – këtë mbetet ta gjykojë elektorati në zgjedhje. Ajo çka tërheq vëmendjen në gjithë këtë histori është fakti që u reagua kaq shumë; fakti që nuk pati indiferencë, siç ndodh rëndom pas shkrimeve që fokusohen te qeverisja dhe opozita dhe eksponentët kryesorë të tyre. Duket se propozimi për t’i dhënë Ramës një mandat të dytë i joshi njerëzit.

Po cila është ontologjia e joshjes? Pse disa gjëra na joshin dhe të tjera jo? Filozofi francez Jean Baudrillard bën dallimin ndërmjet joshjes dhe prodhimit. Ndërsa prodhimi karakterizohet nga pakthyeshmëria, në sferën e joshjes gjithçka është e kthyeshme. Prodhimi lidhet me kuptimdhënien – ne iu japim kuptim vetëm gjërave të pakthyeshme: akumulimit, progresit, rritjes, prodhimit. Joshja lidhet me aparencën – ato çka na joshin janë shenjat pa referencë, boshe, të pakuptimta, absurde. Sipas Baudrillard-it, edhe pse prodhimi synon ta eliminojë joshjen, p.sh. duke i interpretuar aparencat, për të gjetur pas tyre një kuptim më të thellë, joshja është më e fortë se prodhimi. Në fakt, ne joshemi pikërisht atëherë kur përpiqemi t’iu japim kuptim aparencave, por nuk ia dalim dot.

Mendoni fytyrën e trukuar të një femre. Çfarë fshihet pas tualetit? A ka ndonjë kuptim e zeza rreth syve, e kuqja mbi buzët dhe e bardha e faqeve? Cili koncept mund të na ndihmojë për t’i kuptuar këto elemente veç e veç dhe pastaj të integruara së bashku në aktin e trukimit? Të impenjuar për të zbuluar kuptimin pas aparencës së fytyrës së trukuar, ne ndiejmë pafuqinë për të intepretuar, për të qartësuar dhe konceptuar – dhe joshemi. Por natyrisht, kjo s’na ndodh gjithmonë. Herë të tjera arrijmë t’i lidhim elementet e tualetit me nocione që zbulojnë motive, apo funksione, apo shkaqe. Kur mundim ta bëjmë këtë nuk gjenerohet joshje, por vetëm akte prodhimi – interpretim, analizë funksionale, analizë shkakësore etj.

Le të kthehemi te ideja për t’i dhënë Ramës një mandat të dytë. Përse josh kjo ide? Së pari, vetë titulli i shkrimit të Çilit, i cili është njëkohësisht konkluzioni i argumentit të tij, duket sikur nuk është fare në sintoni me shumicën e opinioneve të përditshme në media për cilësinë e qeverisjes së Ramës. Patjetër, ndërmjet opinionit dhe së vërtetës nuk mund të vihet shenjë barazimi; megjithatë, kur ndërmjet opinioneve vëren njërin që dallon prej të tjerëve, ky priret të ketë një shkëlqim mistik, të tërheqë vëmendjen dhe të impenjojë energji për ta kuptuar. Nuk ka rëndësi nëse argumentet e Çilit mbështeten te një përfaqësim besnik i realitetit; fundja realja, thotë Baudrillard, nuk i ka interesuar kurrë ndokujt dhe nuk josh. Kjo duket të shpjegojë se pse tentativat për të shprehur realitetin (edhe pse në mënyrë patetike) nga ana e opozitës dhe liderit Basha, nuk ngjallin aspak interes; përkundrazi, krijojnë një fushë çmagjepsjeje, një simulakrum. Përkundër kësaj, le të kujtojmë një moment një lider tjetër, Fatos Nanon, të cilin, kur fliste nuk e kuptonte thuajse askush, por ama të gjithë e ndiqnin dhe pakuptimësia i joshte.

Pushteti josh vetëm kur bëhet sfidë për vetveten; josh sepse kërkon vdekjen e vet – këmbimin, kthyerjen, shfuqizimin, anulimin. I shprehur në termat e idesë së Çilit, pushteti i Ramës kërkon pikërisht vdekjen e vet. Ky është një pushtet që synon të transformohet në politika reformatore dhe ta vazhdojë këtë cikël, pavarësisht riskut se duke lënë gjurmë në këtë mënyrë mund të mbetet vetëm gjurma por jo entiteti që e la; dhe jo një pushtet që synon të konservojë vetveten dhe pozitat komode të qeveritarëve. I shprehur në këta terma, pushteti i Ramës shfaqet si i kthyeshëm, duke u përputhur saktësisht me pikëpamjen e filozofit francez Claude Lefort, sipas të cilit, në demokraci vendi i pushtetit është gjithmonë bosh.

Sa i përket analizës së motiveve të autorit të shkrimit, Çilit, kjo analizë sigurisht që është bërë dhe vazhdon të bëhet. Por reagime të tilla analitike jo vetëm që nuk godasin në shenjë, duke qenë se merren me ideatorin dhe jo me idenë, por gjithashtu ato nuk joshin askënd, pasi vetëm kontribuojnë në zgjerimin dhe thellimin e sferës së prodhimit, të simulakrumit. Siç thotë Baudrillard, këtyre reagimeve mjafton t’u injektosh pak kthyeshmëri dhe ato, të joshura, shemben.

Pedagog në UET

Next Post
Durrës, urgjencës i shtohen 15 infermierë e 15 shoferë, Beqaj: Shërbim më efikas

Beqaj: Përgjigjet e check up-it gjenden në portalin e-albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com