• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një i ardhur nga Skrapari më zuri vendin te varrezat”, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit që vrau me sëpatë shitësin e bananeve

by Java News
31/01/2020 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak orë pasi gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e vrasjes së Dashnor Osmanit në 28 janar 2020, “Shqiptarja.com” zbardh pjesën e dytë të dëshmisë së Zamir Topit, njeriut që masakroi me sëpatë shitësin e bananeve.

Dashnor Osmani, ishte me origjinë nga Skrapari, por kohët e fundit banonte në fshatin Poçestë të Libonikut. Autori i krimit nuk arrinte të pranonte faktin që një person i ardhur nga Skrapari, ti zinte pjesën e familjarëve të tij, në varrezat e fshatit Poçestë të Libonikut. Kjo pasi para disa vitesh, Dashnor Osmani, kishte varrosur babain e tij afër varrit të nënës së autorit të dyshuar të krimit Zamir Topi.

Nisur nga kjo situatë, 42-vjeçari Zamir Topi i ka kërkuar Osmanit që ta heqë varrin e babai nga ajo sipërfaqe, duke pretenduar se ajo pjesë e varrezave është e fisit të tij. Ndërsa Dashnor Osmani, i ardhur nga Skrapari me banim në Poçestë,i ka pohuar se do të hiqte eshtrat e babait të tij nga ajo pjesë toke, por pasi të mbushej një vit kohë nga dita e vdekjes. Më pas në një takim tjetër mes Topit dhe Osmanit, ky i fundit i ka thënë kur të mbushte 3 vjet dhe më vonë në një takim tjetër i ka thënë 5 vjet. Në takimin e fundit, sipas dëshmisë së Zamir Topit, Dashnor Osmani, i ka pohuar se do e hiqte babanë nga varrezat, atëherë kur të vdiste vetë ai, pra vetë Dashnor Osmani.

Pas kësaj Zamiri i ka pohuar Dashnorit që mos i dalë më përpara. “…Në 28 janar 2020 rreth orës 14:00 unë e kam parë Dashnorin, duke shitur banane në Korçë dhe ai më ka dalë përpara si i fortë, duke më prerë rrugën por pa më folur asnjë fjalë…”-tregon Zamir Topi. Pas këtij karshilliku nga ana e Dashnor Osmanit, Zamir Topi, ka shkuar në një dyqan aty afër, ku tregtoheshin vegla pune dhe ka kërkuar të blejë një sepatë. Shitësi i dyqanit, i ka thënë që sëpatat kanë një vlerë prej 6 mijë lekë të vjetra, ndërkohë siç ka treguar në polici vetë Zamiri, ai me vete kishte pasur 4 mijë lekë të vjetra. Për të plotësuar sasinë e lekëve prej 6 mijë lekë të vjetra, Zamir Topi, rezulton që të ketë shkuar në një berber në Korçë, ku ai qethet gjithmonë dhe i ka kërkuar në formën e borxhit, 2 mijë lekë të vjetra, por pa i thënë se përse i duheshin këto lekë. Pasi ka marë lekët, ka shkuar në ambientet e dyqanit ku ka blerë sëpatën me vlerën prej 6 mijë lekë të vjetra dhe me sopatë në dorë, është afruar pranë vendit ku shiste banane Dashnor Osmani.

Rezulton se Zamir Topi, i është afruar dhe pa paralajmërim e ka qëlluar disa herë në kokë me sopatë Osmanin, duke e lënë të vdekur në vend dhe të mbuluar nga një pirg i madh gjaku. Zamir Topi është përpjekur të largohet me vrap por është kapur shumë shpejt nga një patrullë policie në qytetin e Korçës, duke arritur ta neotralizojnë, megjithëse në dorë mbante sopatën e krimit. Policia i ka sekuestruar si provë materiale sopatën me të cilën, Zamiri vrau Dashnor Osmanin.

Next Post
Të shtëna me armë pranë rezidencës së Donald Trump, pranga dy personave që tentuan te futen brenda (Foto)

Të shtëna me armë pranë rezidencës së Donald Trump, pranga dy personave që tentuan te futen brenda (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com