• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

by Artur Ajazi
14/05/2024 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë, njerëz me zemër dhe botë të madhe. Shqipëria nuk ka vuajtur kurrë për mjekë të mirë, profesionistë të shkëlqyer, që kanë bërë “emër” jo vetëm me zanatin e tyre, por edhe me ndërtimin e një marrëdhënie të veçantë me pacientin.

Emra të tillë si Profesor Arben Gjata, është fat dhe nder i madh, që i kemi akoma në rradhët e mjekëve të brezit të shkuar, si një “kurorë argjendi”, jo vetëm për të zgjidhur hallet dhe problemet shëndetësore të qytetareve, por edhe si udhërrëfyes në profesion, për studentët dhe mjekët e rinj. Profesor Gjata, njëherësh Rektori i Universitetit të Mjeksisë, ka një jetë që punon si mjek-kirurg, duke i shërbyer me dinjitet çdo qytetari, çdo hallexhiu, çdo fshatari apo pushtetari. Ka një jetë që viziton, mjekon, operon dhe shëron njerëz të moshave të ndryshme, i papërtueshëm, pa e ndarë nga vetja humorin, batutën, sjelljen dhe respektin për cilindo pacient që troket në zyrën e tij.

Profesor Gjata, i përket asaj plejade mjekësh, që mbaruan Fakultetin e Mjeksisë me nota të shkëlqyera, dhe nuk u trembën nga emërimi, nuk kërkuan ashtu si sot “kushte të mira pune dhe jetese si mjek”, por ju përveshën profesionit. Profesor Arben Gjata, mori Doktoraturën në kirurgji në Universitetin e Tiranës,duke u specializuar pastaj në Universitetin “Westfalicche-Wilhelm” Gjermani, apo dhe formimit profesional në Spitalin e Butherworth në Grand- Rapids SHBA.

Profesor Gjata, ka mbajtur vazhdimisht poste të larta në mjediset akademike, duke nisur nga pedagog në Fakultetin e Mjeksisë, Drejtor Mjeksor i Spitalit “Nënë Tereza”, duke mos u ndarë nga kirurgjia, pasioni i tij. Profesor Gjata, ka kontribute të jashtëzakonshme në përfshirjen e Shqipërisë në aktivitete të ndryshme të fushës së mjeksisë, duke marrë dhe shkëmbyer eksperienca në shumë seminare, konferenca, dhe shoqata në botë. Kontributet e Profesor Gjatës, mbeten të gjalla për cilindo që ka patur probleme dhe halle me shëndetin, pasi ka gjetur mikun, mjekun dhe profesionistin duarartë.

Reputacionin e ka fituar me punën, me sjelljen dhe respektin ndaj njeriut, pacientit, duke mos i ndarë asnjëherë në “klasa” për nga rëndësia dhe pozicioni i tyre në shoqëri. Nuk ishte rastësi që edhe kryeministri Edi Rama, i besoi Profesor Gjatës dhe ekipit të tij, jetën, kur kreu ndërhyrjen kirurgjikale 2 muaj më parë, apo dhe njerëz të tjerë të pushtetit. Investimet në shëndetësi, kanë krijuar kushte dhe imazh të ri në shërbimin mjeksor në Spitalin “Nënë Tereza”. Por padyshim asgjë nuk do të vlente pa eksperiencën dhe kontributin e mjekëve dhe profesorëve që kanë sot qendrat spitalore kryesisht në Tiranë.

Ndër ata, padyshim emri i Profesor Arben Gjatës (apo edhe i stafit të tij të shkëlqyer) do të mbetet gjatë në memorjen e shqiptarëve si “Nderi i Mjeksisë Shqiptare”. Ata që kërkojnë sot “largimin nga vendi pas diplomimit si mjekë”, do të bënin mirë të nisnin udhën e tyre të gjatë në atë profesion, duke mësuar sa më shumë nga elita e Profesorëve, të qendrave tona spitalore. “Pa qenë njeri, nuk bëhesh kurrë mjek”-ka thënë Doktor Kapshtica.

Next Post
Privatizimi i ish kompleksit ‘Partizani’: Ja ligjet që ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi

Shtyhet sërish seanca për Berishën dhe Malltezin, avokatët: Të largohet Irena Gjoka!

Comments 1

  1. Beni says:
    2 years ago

    Le nam Ajazi. Profesori është në gjygj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In