“Burri dhe gruaja” është një statujë 8 metër e lartë e konceptuar nga skulptorja gjeorgjiane Tamara Kvesitadze. Vepra gjendet në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji dhe përfaqëson dy personazhe të një novele të shkrimtarit azerbajxhanas, Kurban Said, transmeton Shekulli.
Burri dhe gruaja personifikojnë djalin mysliman me emrin Ali dhe princeshën gjeorgjiane Nino, dy të dashuruar të cilët në librin e shkrimtarit Said ndahen për shkak të pushtimit nga Bashkimi Sovjetik. Statujat kanë edhe një veçanti tjetër.
Çdo pasdite, në orën 19:00, ato fillojë të lëvizin, fillimisht duke u afruar, duke hyrë në trupat e njëri-tjetrit e duke marrë secili rrugën e tij në drejtime të kundërta. Statujat janë dizajnuar në vitin 2007 dhe janë vendosur në piedestal 3 vjet më vonë. Ato njihen ndryshe edhe si “Ali and Nino”.