• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do kthehet Thaçi në krye të PDK pas Hagës? Memli Krasniqi: Prioritet është…

by A R
07/02/2025 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për “Top Story” me Grida Dumën rrëfeu se si ka qenë kjo forcë politike pa udhëheqësin historik të saj, Hashim Thaçin.

Ai tha se mungesa e Thaçit gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme, e gjeti partinë të papërgatitur.

Krasniqi shtoi se prioriteti është lirimi i tij dhe kthimi në atdhe dhe se gjatë mungesës së Thaçit, PDK nuk ka mbetur në vend, por ka kaluar në konsolidim, fuqizim dhe reformim.

Grida Duma: Ka pasur një “tradhti” ndaj mbrojtjes së tyre apo jo? Domethënë PDK shkon në zgjedhje me një lloj mllefi ndaj kryetarëve të saj?

Krasniqi: Jo, zgjedhjet e kaluara kanë qenë më të rënda sepse zoti Veseli që ishte kryetar dhe zoti Thaçi që ishte ish-kryetar, zoti Krasniqi që ishte ish-sekretar bashkë me zotin Selimi, u morën dhe shkuan në Hagë dhe zgjedhjet e parakohshme ndodhën vetëm 3 muaj pas dhe nuk ishin të pritura. Kështu që ishte një situatë shumë e vështirë. Ndërkohë ne kemi kaluar në konsolidimin e PDK, ne fuqizimin e saj, në reformimin tonë. Kemi pasur një proces zgjedhor ku në kemi fituar numrin më të madh të komunave në fund të viti 2021 dhe kemi numrin më të madh të asamblistëve lokale. Mungesën e tyre e ndjejmë për arsye të ndryshme. Ajo çfarë ka munguar ka qenë mungesa e mbështetjes shtetërore sepse të gjithë çlirimtarët në Hagë janë ballafaquar me koston e mbrojtjes së tyre dhe qeveria nuk e ka kryer detyrës. Qeveria ka mbuluar vetëm një pjesë.

Duma: Dhe si e keni mbuluar këtë pjesë?

Krasniqi: Është mbuluar nga njerëz vullnet mirë gjithandej Kosovës, besoj edhe prej Shqipërisë dhe diasporës sonë.

Duma: Mund ta themi sa ka qenë kjo kosto?

Krasniqi: Nuk e di sepse nuk jam i përfshirë direkt tek pjesa e kostos sepse ka një pengesë për shkak të angazhimit politik, por mund të them se është shumë herë më e madhe se buxheti që është ndarë nga shteti

Duma: Do ishte traumatike nëse ata do të kthehen dhe të kërkonin vendet e tyre udhëheqëse në parti?

Krasniqi: Kjo është një pyetje hipotetike, të cilave un shpesh herë hezitoj tu përgjigjëm sepse janë vetëm argumente teorike për ne dhe për ta. Por deri tani ka vetëm një fokus, përfundimi i procesit të Hagës dhe lërimi i tyre sepse absolutisht besojmë të gjithë që janë të pafajshëm dhe deri tani nga çfarë kemi përcjellë, aktakuza nuk dëshmon asgjë për përgjegjësitë e tyre në raport me ato që thuhen. Ky është prioriteti i tyre dhe i te gjithëve që janë dashamirë të zotit Thaçi, Veseli dhe shumë të tjerë.

Next Post
“Kosova”/ Milo: Serbia s’ndërhyn dot ushtarakisht, bën presion. Ish-ambasadori: Operacion special për të aneksuar Veriun

Analiza e Paskal Milos: Ja kush janë tre alternativat e zgjedhjeve në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In