• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat ndaj Beqajt, kryeministria i përgjigjet Tabakut

by Java News
15/10/2015 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur një sërë akuzash mbi Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili, sipas opozitës, ka përfituar 10 milionë Euro në dy vitet e fundit, përmes tenderave të fituar nga kompania “Intech +”. Deputetja Tabaku pretendoi se xhirot e kësaj kompanie në dy vitet e fundit kanë qënë tejet të larta, si rezultat i ndikimit të Ministrit Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, njëherazi bashkëthemelues i kompanisë “Intech +” është shkëputur zyrtarisht nga kompania në vitin 2013, përpara se të dekretohej nga Presidenti i Republikës në funksionin e ministrit.

Ministri Beqaj i ka shitur aksionet e kompanisë tek bashkëthemeluesi i “Intech +”, person me të cilin Ilir Beqaj nuk ka asnjë lidhje familjare.

Që nga momenti i shitjes së aksioneve, përmes një kontrate ligjore, Ministri Beqaj nuk ka patur asnjë lloj përfitimi nga kompania “Intech +”, as në formën e dividentit, as në formën e shpërblimit, as në formën e punësimit dhe as në ndonjë formë tjetër. Ministri Beqaj është shkëputur plotësisht nga kjo kompani, me të cilën nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë lloj ndikimi.

Pretendimi se kompania “Intech +” ka patur rritje të konsiderueshme të xhiros gjatë dy viteve të fundit është gjithashtu i pavërtetë. Siç tregon tabela e mëposhtme, xhiro e kompanisë në dy vitet e fundit është brenda parametrave të historikut të saj 11 vjeçar, madje, qoftë në vitin 2011, qoftë në vitin 2008, kompania në fjalë ka patur një xhiro edhe më të madhe.

Tabela në vijim e publikuar në transparenca.al, pasqyron xhiron vjetore në vite të kompanisë “Intech+” Sh.p.k.:

2004 56,736,520
2005 48,868,610
2006 71,296,414
2007 153,864,182
2008 223,848,004
2009 159,970,150
2010 61,909,969
2011 269,229,890
2012 130,608,660
2013 63,326,678
2014 206,814,248
9M 2015 160,260,539

 

Next Post

Batutat në Kuvend, Rama-Topallit: Kur të kesh nevojë më thirr se për ty vij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com