• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hierarki për ditë-festat dhe dëshmitë gojore!

by Ben Andoni
10/12/2022 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk është aspak çudi nëse pas pak vitesh kur të pyetet brezi i ri se çfarë përbëjnë motivet e datave festive të shtatorit, nëntorit, dhjetorit të merren përgjigje absurde! Një pedagog i gazetarisë e besonte dhe madje e konfirmonte se në ditët e sotme ishte përballur personalisht me këtë realitet. Të rinj që nesër do pasqyrojnë ngjarjet e Shqipërisë, nuk dinin dhe nuk i lidhte asgjë me datat që përkujtojnë Nënë Terezën; pothuaj asgjë me ato të Luftës Antifashiste e kështu me radhë. Nëse do të kërkosh ndihmë nga politika, atëherë është njësoj si të kërkosh realisht kaosin. A është e gjitha kjo produkt i kohës?! Jo vetëm. Me sa duket nuk është vetëm produkt i kohës por edhe i lloj-lloj marifetçinjve që kërkojnë të përfitojnë dhe, më shumë se të gjitha i amullisë sociale-arsimore-politike-psikologjike në vend. Nuk duhet të mënjanohet mos shfrytëzimi i duhur i dokumentacioneve dhe dëshmive. Këto të fundit, të natyrave të ndryshme dhe të trajtuara me metodologji të kujdesshme mund të zbulojnë shumë veçanti. Po a mjaftojnë vallë? Në kaosin tonë ende duket e pamundur, por mbi të gjitha në kompleksin tonë të Rozafës, kjo thjesht mund të konsiderohet si ushqim për të nisur… nga e para!

Kjo bën që sot e kësaj dite, nuk kemi një kontratë sociale sesi do ta shikojmë këtej e tutje Luftën; nuk kemi ende një vlerësim të përbashkët të lindjes së demokracisë; të vendit të kolaboracionistëve; të vendit të Nënë Terezës dhe impaktit, që kanë mesazhet e saj etj., etj.,.

Letërsia dokumentare dhe publicistika, p.sh., që ne kemi shkruar për periudhën e komunizmit është ende e patrajtuar thelbësisht dhe e paçliruar nga tifozeria dhe njëanshmëria. Nga ana tjetër, megjithë punën që është bërë nga pak individë, pakkush i dedikohet historisë gojore dhe interpretimit të asaj vizive, ashtu si askush dhe pothuaj fare institucione kujtese nuk shpenzojnë shumë kohë duke dëgjuar ose shikuar dokumentet e intervistave të regjistruara dhe të mbledhura. Ka dëshmi për Ditët e Dhjetorit të Demokracisë, por ato nuk interpretohen; ka të tilla të Luftës dhe Socializmit, por ato shmangen; ashtu si ka dëshmi të përditshmërisë dhe kthesave të politikanëve të sotëm ku ti kupton anarkinë e mendimit tek ne, që nuk merren parasysh në aspekte sociologjike dhe psikologjike. Duket se na mungon një metodikë sesi dimensioni shumëplanësh audio-video i historisë gojore dhe vizive që është jashtëzakonisht i pashfrytëzuar të na kthehet në ndihmë. “Raftet e kataloguara bukur, por rrallë të konsultuara të kasetave audio dhe video, madje edhe në bibliotekat më të mira të medias dhe historisë gojore janë më afër se sa duan të pranojnë shumica e arkivistëve në ato kuti këpucësh të kasetave të dikurshme të videokamerave të paprekura në shtëpitë e shumë familjeve – bash dokumentacion i çmuar që është i paarritshëm, i padëgjuar dhe i pashikuar në përgjithësi”, shkruhet nga studiuesi Michael Frisch tek studimi “Three Dimensions and More: Oral History Beyond the Paradoxes of Method”.

A mund të na ndihmojë në shqyrtimin e shumë ngjarjeve: kujtesa orale dhe vizive sepse ajo dokumentare dhe e shkruar ( tek ne sidomos) ka tendencën në çdo moment të relativizohet?! Apo siç ndodh për atë të kohës së luftës ku edhe ata që janë afër të Majtës sot garojnë se cili mund ta zhbëj sa më ëmbël antifashizmin për të qenë me rrjedhën “e zakonshme” se Lufta paska qenë thjesht një kodrinëz për forcat gjermane, paçka statusit me të cilën proklamonin (në fakt të gjithë pushtuesit gjejnë forma “të mrekullueshme” sa i përket statusit) dhe se antifashistët ishin thjesht disa kundërshtarë pa peshë…!!

Sa më shumë po kalon koha, aq më shumë dokumenti oral dhe filmik nuk arrin e trajtohet me kohë, madje nis e po humbet, por më shumë se kaq nuk po i kushtohet rëndësi sepse peshën e merr e shkruara, që gjithmonë retushohet dhe përfshihet në çdo regjim pushteti sipas formës të tij. Është momenti që e merr peshën “kujtesa kolektive”, që i përshtatet trendit të kohës dhe sidomos frymëzimit të mitit, që vendet e varfra, si është yni, e kanë ushqim social dhe të mbijetesës së identitetit në turmë. Ndaj 8 Dhjetori për Berishën është pa asnjë mëdyshje shumë më tepër se Lufta antifashiste dhe duartrokitet nga turma e vet; apo pse Nënë Tereza po humbet gjithnjë e më shumë sepse është një simbolikë që nuk na lidh aq shumë etj., etj…, kurse 1 Maji dhe 8 Marsi janë kthyer vitet e fundit në jo pak herë thjesht si gara festive striptizmi të dy gjinive.

Po vërtetë çfarë duhet të festojnë shqiptarët? Nëse do kishim sondazhe, patjetër peshën kryesore do e merrnin festat që kremtohen sot globalisht: Halloween do të printe; do mbeteshin festat fetare dhe mbase ato që na lidhin normal me paganizmin…Mbase këta jemi. Paganë modernë, që kinse respektojmë fenë dhe pastaj bëjmë kundër parimeve të saj, apo kremtojnë personazhe, që nuk i kemi fare familjarë. Nënë Tereza është shembull që nuk arriti të bëhej frymëzim tek ne, por që u shfrytëzua dhe përmendet kinse… Mëtimi për të bërë atë që s’jemi qoftë edhe në kremtim na ka kthyer në grotesk antropologjik, ndaj s’do ishte keq, që ta nisnim me një hierarki datash. Po çfarë duhet të festojmë vallë të gjithë?! (Javanews)

Next Post
FOTOT/ Wanda Nara festoi ditëlindjen e saj por a ishte Mauro Icardi i pranishëm?!

FOTOT/ Wanda Nara festoi ditëlindjen e saj por a ishte Mauro Icardi i pranishëm?!

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Ke shumë të drejtë Ben Andoni.
    Po ju tregoj një ndodhi të përjetuar, para ndofta 15-18 vjetve, kur u pyet një maturant se çështë Ali Pashë Tepelena, dhe përgjigja ishte, “Ujë me gaz” dhe “ujë pa gaz”….një përgjigje përtej absurdit, që tregon nivelin e këtijë brezi, duke na përcjellë therje në shpirt nga keqardhja për këtë rini që do të “çojë më përpara” këtë vënd.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

January 21, 2026
VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

January 21, 2026
Kërcënimet e Trump për Groenlandën/ BE pezullon marrëveshjen me SHBA, Unioni: Sovraniteti ynë është në rrezik

Kërcënimet e Trump për Groenlandën/ BE pezullon marrëveshjen me SHBA, Unioni: Sovraniteti ynë është në rrezik

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In