• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hetim për pastrim parash? Berisha-Meta fushatë luksi me vetëm 15 mln lekë nga buxheti i shtetit! Si do justifikohen në KQZ

by Java News
09/05/2023 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e transparencës mbi burimet e financimit të partive politike, për mbulimin e shpenzimeve në fushatat elektorale, është një konstatim i përsëritur në të gjitha raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por edhe i institucioneve të Brukselit dhe organizatave vendase. Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, OSBE-ODIHR rekomandonte që “në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merret në konsideratë që t’u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve”.

Teksa partitë politike janë të karakterizuara nga terri informativ dhe nuk janë pjesë e veprimit të ligjit për të drejtën e informimit, KQZ-ja është ngarkuar për kontrollin e burimeve të financimit të partive, përmes adituesve të saj. Por, raportet e adituesve konsiderohen si formale dhe skematike, konstatim që është bërë edhe nga përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe në këto zgjedhje, KQZ-ja do të jetë para një prove të fortë nëse do të identifikojë shpenzimet reale dhe burimin e financimit të fushatës zgjedhore apo do mjaftohet me raportet e zakonshme të audituesve.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i çiftit Berisha-Meta po zhvillon një fushatë në të gjithë Shqipërinë, e cila dikton shpenzime me vlerë miliona euro, duke nisur që nga materialet promocionale, pagesat për sponsorizime në Facebook, mitingjet, spote, banera, transporti, sondazhe, shpenzime administrative, zyrat me qira etj. Krahas kësaj fature financiare që dikton fushata, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka vetëm 15 milionë lekë (rreth 150 mijë euro) para të ligjshme për të mbuluar fushatën zgjedhore, para këto të akorduara nga buxheti i shtetit, me vendim të KQZ-së.

Paratë nga buxheti i shtetit janë akorduar për Partinë e Lirisë me në krye Ilir Metën, i cili në këtë zgjedhje mbulon edhe Foltoren e Sali Berishës, që nuk u njoh nga gjykata si kreu i Partisë Demokratike. Rreth 1 milionë euro nga buxheti i shtetit i ka marrë PD-ja zyrtare me në krye Enkelejd Alibeajn. Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i njihen si para të ligjshme vetëm 15 milionë lekë dhe donacione të mundshme, të cilat kufizohen me ligj.

Ndërkaq, në raportet e mëparshme, financimi nga buxheti i shtetit ka zënë pjesë kryesore të të ardhurave të deklaruara nga partitë në vite zgjedhore, përfshirë edhe LSI-në, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë. Nga ana tjetër, kuotat e anëtarësisë për LSI-në zënë rreth 10 % të totalit të ardhurave si dhe paratë e hedhura nga vetëm kandidatët 7 %. Sa i takon, donacioneve, Kodi Zgjedhor ka një kufizim, sipas të cilit shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, përfshirë kandidatët e tij, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë, ose kundërvlera në sende ose shërbime…”.

Në këto rrethana, një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e financimit të fushatës zgjedhore të koalicionit të çiftit Berisha-Meta. Në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme, ngrihet dyshime të forta për mundësinë e depërtimi i parave nga bota e krimit, korrupsionit dhe financimit të huaj. Teksa grupi politik i Sali Berishës, duke qenë i paligjshëm, është jashtë çdo kontrollit institucional financiar, mbetet për t’u parë se si do t’i justifikojë në KQZ Partia e Lirës shpenzimet në fushatën zgjedhore. Duket se më shumë se sa një detyrë e KQZ, jemi para një rasti flagrant ku duhet angazhimi i Drejtorisë për Parandalimit e Pastrimit të Parave dhe të Prokurorisë./shqiptarja.com

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In