• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “grusht” njerëzish, që nuk dinë ç’bëjnë

by Artur Ajazi
21/05/2024 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herën e pestë apo të gjashtë (por kjo nuk ka rëndësi), një “grusht” njerëzish që thonë se “jemi opozita”, mblidhen para derës së bashkisë së Tiranës, dhe protestojnë. Disi e veçantë “protesta e tyre”.

Pas fjalimeve “energjike dhe bombastike”, fjalën e merr Belindi, dhe pas tij vijnë shashkat, molotovët, shtyhen policët, shehen me libër shtëpie kryetari, kryeministri, etj..Pra kjo ishte dhe mbetet “protesta e opozitës”. Tek i sheh nga lart, të duken një “grusht njerëzish”, që mblidhen para një institucioni, dhe nuk dinë ç’bëjnë, ç’kërkojnë, kush i nxit, kush i drejton, qëllimi i tyre, apo forca politike që përfaqësojnë.

Thonë se “jemi Partia Demokratike”, pastaj thonë se “jemi fitorja, do ta burgosim Erionin dhe Ramës”. Pra në këtë rast, ata bëjnë edhe prokurorin, gjyqtarin, policin. Parafytyroni pak, sikur ky “grusht njerëzish” të kenë nesër pushtetin, të vijnë dhe drejtojnë institucionet e shtetit, të zgjidhin hallet dhe problemet e Tiranës dhe Shqipërisë ? Do të ishte fatalitet. Por nuk u mbushet mëndja. E kanë marrë seriozisht, pasi u thotë ish-lideri historik se “Erionin do ta largojmë nga bashkia, Edi Ramën nga qeveria”. Naiviteti i një drejtuesi pasqyrohet mrekullisht në budallallikun e një “grushti njerëzish”, që manipulohen kaq lehtë.

Ata nuk vijnë nga Hëna apo Marsi. E dinë se, akuzat dhe denoncimet dergohen në organet kompetente, dhe se Erioni, Rama apo kushdo tjeter ikin me votë të lirë nga shumica e shqiptareve, dhe jo nga molotovët dhe vezët e tyre. Në rast se besojnë ish-liderin e tyre, atëhere duhet thënë se, janë  mbrapa 50 vjet.

Në çdo vend europian, një “grushti njerëzish”, që prishin qetesinë publike, që ndotin  ambiwentin dhe institucionin, Policia e Shtetit, do tu kishte bërë hatanë. Penalizimet në Gjermani apo Francë, shkojnë në gjoba disa mijëra euroshe, por edhe dergimi për heqja lirie nuk mungon.

Të protestosh, nuk do të thotë ti vësh flakën bashkisë, kryeministrisë, të rrezikosh jetën e policëve, sepse kështu ka orientuar ish-lideri apo Belindi. Ky i fundit e ka “andërr në sirtar bashkinë”, ndaj dhe nuk  ndalet çdo të martë, të nxjerrë nga arkiva e Rithemelimit, “dosje të reja korrupsioni’, i tund dhe lexon ato para atij “grushti njerëzish”, dhe u premton atyre se “ ju betohem se do ta burgos Erionin, pastaj Ramën, dhe do të fitojmë pushtetin”.

Kjo opozitë, është më qesharakja e 34 viteve demokraci, aq sa ky tranzicion, duket  i pamërzitshëm, kur e krahason me estradën që gajas shqiptarët, njëri nga maja e ballkonit, tjetri  majë podit perpara bashkisë.

Next Post
Balluku në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës: Dallëndyshja e parë për rikthimin e këtij mjeti transporti

Balluku në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës: Dallëndyshja e parë për rikthimin e këtij mjeti transporti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In