• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gjueti shqiptare për “turistët e krimit”!

by Alfred Peza
06/02/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Seanca gjyqësore e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndaj 4 personave të akuzuar si organizatorë dhe ekzekutorë të Devi Kasmit, 42 vjeçarit kryeqytetas të vrarë një javë më parë, ka nxjerrë në pah një detaj që nuk duhet neglizhuar. I akuzuari si vrasës me pagesë, shtetasi grek Eftymiu Eftymios,- sipas dëshmisë së tij të cituar nga mediat,- ka qenë edhe disa herë të tjera në Shqipëri. Ku kishte shtëpi me qera, frekuentonte ambjente që tashmë rezultojnë si baza të personave në kërkim e ku u gjet një magazinë e tërë me armë, municione, mjete logjistike ndërlidhje, drogë dhe detaje të tjera në shërbim të aktiviteteve kriminale, të bëra publike tashmë.

Mediat thanë se ai ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, pavarësisht se ka pohuar se ka ardhur këtu thjeshtë si turist. Gjithësesi ai duket të jetë aq profesionist sa në banesën e regjistruar në emër të tij në Tiranë, të mos kishte asnjë gjë të dyshimtë. Ndërkohë që në bazën që u kishte shërbyer si “salla operative” e atentatit mafioz, e që është në emër të miqve të tij në Shqipëri, dyshohet se mund të jenë ideuar dhe realizuar edhe vepra të tjera të dyshuara kriminale.

Një foto e hedhur në faqen e facebook të Eftymios, tregon pamjen e një godine në qendër të Tiranës, që mund të vërtetojë deklarimet se ai hynte dhe dilte sheshherë në Shqipëri. Në sistemin TIMS nëse herët e tjera ka kaluar rregullisht, duhet të ketë gjurmë, të cilat duhen verifikuar në kohë, në raport me vrasje të tjera të bujshme që kanë ndodhur ndërkohë që bënte turistin. Vrasje që janë ende pa autorë, gjë që mund ti çojnë hetuesit në hapjen e dosjeve të vjetra, duke hedhur dritë mbi enigmat e tyre të errëta.

Nëse edhe herët e tjera, killeri grek ka hyrë e ka dalë në Shqipëri, pa u regjistruar në pikat e kalimit kufitar, atëherë dyshimet rreth veprimtarisë së tij në territorin tonë, më siguri që për ekspertët bëhen edhe më të mëdha. Nëse Efthimio Efthymios rezulton të jetë një turist i rregullt i krimit në Shqipëri, siç shumë të tjerë vijnë për detin, malet, aventurën, klimën, kulturën, etj, atëherë jemi përpara një fenomeni të ri.

Ky fenomen i panjohur më parë, duhet marë seriozisht. Sepse është detyrë e organeve tona të specializuara ligjzbatuese në fushën kundër krimit, që të nisin një gjueti të re e profesionale, ndaj kësaj kategorie “turistësh”. Fakti që pak muaj më parë në Tiranë u arrestua shtetasi italian Salvatore Letizia i akuzuar gjithashtu si vrasës me pagesë për një ngjarje me tre viktima në Bulevardin “Zog I” në Tiranë, tregon se nuk kemi të bëjmë më me raste të veçura, por me një fenomen.

I takon ekspertëve të fushës që ta hulumtojnë këtë pistë, bazuar jo vetëm në këto dy raste, por edhe në të tjera më pak të bujshme, por të mbetura disi në harrëse, kryesisht nga shtetas që vijnë nga ana tjetër shqipfolëse e kufirit të Shqipërsië në Ballkan apo edhe anasjelltas. Sikundër, ka zëra brenda vetë niveleve të larta të policisë së shtetit, që dyshojnë edhe për një pistë kriminale ruse (jo shtetërore) në ngjarje që mbeten ende pa autorë. Sikundër për këtë nuk përjashtohet asnjë “turist” i çdo nacionaliteti tjetër, për aq kohë sa krimi si edhe vetë bota ku jetojmë, nuk ka më kufij.

Gjithësesi, këto zëra mbetet për tu verifikuar e për tu vërtetuar me prova shkencore dhe me dëshmi në vlerën e provave judirike. Ndaj për aq kohë sa të tilla nuk ka, ato mbetet thjeshtë hamendësime. Fakti që Eftymio Eftymios është një ish pjesëtar i forcave elitë të Greqisë, apo Salvatore Letizia, një pjesëtar apo “punëmarrës” i njërës prej organizatave më të njohura mafioze në Itali, e bën shumë të vështirë marrjen e informacionit, direkt prej tyre. Gjë që do ti jepte më thjeshtë përgjigje pyetjes, nëse këto dy raste janë sporadike, të veçuara e rastësore? Apo realisht kemi të bëjmë me një fenomen të ri?

Nëse kemi të bëjmë me një fenomen, atëherë në kushtet e qënies një shtet i hapur dhe pjesë e hapësirës Shengen që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve, ai bëhet edhe më i vështirë për tu parandaluar, e më pas për tu goditur. Gjithësesi, fakti se të dy shembujt që përmenden, janë arrestuar vetëm pak orë pas vrasjeve për të cilat dy shtetasit grekë e italianë akuzohen, tregon se gjuetia ndaj “turistëve të krimit” s’është një mision i pamundur në Shqipëri./Alpenews.al

Next Post
Dushan Janjiç: Vazhdimi i dialogut do presë kthimin e Haradinajt dhe Vuçiç si presidentin e ri të Serbisë

Berlini i mbyll derën Ballkanit: Nuk ka integrim të shpejtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com