• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fushatë në thelb, antiopozitare

by Mero Baze
02/05/2018 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fushata e llogaridhënies , pa diskutim që nuk ka lidhje me dhënie llogarish. Një qeveri jep llogari në zgjedhje kur qeverisë keq, ose në gjykatë kur ka korrupsion. Por Edi Rama megjithatë, duket se e ka seriozisht, ti shkoj deri në fund këtij spektakli. Është fjala për një fushatë politike, e cila me tinzari po nxjerr jashtë loje opozitën dhe agresivitetin e saj, duke I mbajtur njerëzit të tërhequr në një spektakël gjysëm komunist, ku “autokritika e shëndoshë” dhe fletërrufet, mund të bëjnë të shfryjnë shumë nga zemërimi dhe mllefi I mbledhur nga mos qeverisja.

Nëse ka dikush që duhet ta marr seriozishtë këtë fushatë, nuk duhet të jenë qytetarët, por opozita. Agresiviteti jopolitik I saj, përpjekja për tu shfaqur me armë në dorë në çdo vend, përfaqësimi publik nga figura alergjike që nuk ke dëshirë ti dëgjosh kurrë deri në fund, kanë prodhuar në vend, një boshllëk sa i takon opozitës serioze, ngritjes së problematikave reale të mos qeverisjes, bllokimi I administratës për çështje shumë të rëndësishme të vendit, e deri tek kanceri I përhershëm I shërbimeve publike.

Duke qenë se opozita e ka hequr fokusin nga temat që u interesojnë qytetarëve dhe merret me mitet e prodhuara nga qytetari digital, me shpikje për drogë dhe skenare ndërkombëtarë, ky boshllëk po mbushet me tinzari nga Edi Rama, pikërisht me këto fushatë “llogaridhënie” ku në fakt më shumë japin llogari njerëzit para kryeministrit, se sa ai, para tyre.

Por thelbi I saj është realisht politik dhe drejtohet tek relativizimi I opozitës agresive në vend.

Njerëzit e kuptojnë më mire keqqeverisjen kur shikojnë shembuj korrupsioni, kur ankohen për mungesë shërbimesh, kur ndjehen të tradhëtuar nga premtimet elektorale etj, dhe Edi Rama është I gatshëm t’ua dhuroj këtë spektakël me shpenzimet e veta.

Nga ana tjetër, I veshur me super pushtet me një reformë në qeverinë qëndrore që duket se I ka mbetur rrugës akoma, dhe me superministra që realisht mund të mos ja dalin dot të mbijetojnë në këtë rrëmujë institucionale, ai mendon vërtet, se ka nevojë të dëgjoj zëra kritik kundër tij, por jo nga ata që gjuanë me miell, apo këpucë, por nga ata që nuk e bezidsin.

Mënyra se si ai reflektoi për koncesionin e Kalimashit, ishte pikërisht ndjesia që mori nga protesta popullore dhe jo nga opozita. Se në fakt opozita nuk bëri kurrë një opozitë të kontratës, dhe as të ndonjë alternative. Siç doli më vonë, ajo biles ka qenë duke sabotuar dhe protestën përmes Flamur Nokës. Dhe Edi Rama u tërhoq se realisht u tremb nga zemërimi I drjet popullor në atë rast dhe ka idenë se mungesa e informimit në shumë raste për të, vjen ngaqë dhe ai nuk merr seriozisht opozitën agresive . Dhe pikërisht për këtë është duke tentuar të prodhoj një opozitë që e dëgjon, dhe që nga e cila shpreson të kuptoj, si po I shkojnë punët.

Ndoshta ndojë gjë dhe do ta kuptoj deri në fund, por dhe po nuk e kuptoi, nuk humbet gjë. Në fund të fundit, është një përpjekje për prodhuar një opozitë “të mirë” për llogari të vet . Problemi është se për njerëzit shpesh ky spektakël është më I pëlqyer se sa marrëzitë e opozitës agresive dhe ky është një problem real për opozitën. Është një luftë e ftohtë tinzare ndaj saj, që mund ta dëmtoj dhe më shumë. Është një fushatë që nuk besoj se do ta ndihmoj qeverisjen, por mund ta dëmtoj dhe më tej opozitën.

Next Post
HEC-et, Gjiknuri: Çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis do të anulohet

Gjiknuri për Rrugën e Kombit: Taksa për kuksianët do të jetë e papërfillshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In